Futboll Sport

Dita trondit Partizanin në sekondat e fundit, Skënderbeu prek titullin (VIDEO)

Është luajtur sot në stadiumin Stelman Steramsi ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut.

partizani skenderb

Për ekipin e Ilir Dajës, ky është një takim që luhet më shumë për prestigj, duke parë shkëputjen e madhe nga vendi i dytë me Kukësin.

gjakla

91’ Karton i verdhë për Prognin, që ndëshkohet për një ndërhyrje të parregullt ndaj Radas.

90’ 5 minuta shtesë.

88’ Lilaj shërbehet në zonë nga Krasniqi, por goditja e tij shumë mbi portë.

87’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit edhe tek Skënderbeu. Gripshi për Nimagën.

86’ Krosim i Trashit në zonë, kërcen me kokë Abdurrahimi, por topi mbi traun e portës.

81’ Karton i verdhë për Osmanin, që shkakton një faull pranë zonës së Skënderbeut.

80’ Abdurrahimi jep një asisit në zonë për Çanin, por ai është mbrapa dhe nuk mund të shfrytëzojë, por as lojtarë të tjerë nuk gjenden pranë.

76′ Rifillon ndeshja.

gjyqtari

74’ Gjyqtari Koçi ndërpret për pak momente takimin për sharje të tifozëve të Partizanit ndaj tij, apo edhe ndaj presidentit të FSHF.

72’ Edhe Daja kryen një ndërrim. Largohet Gavazaj, futet Bruno Dita.

mala cani

69’ Dalipi kryen dy zëvendësime, në fushë Mala e Çani, largohen Telushi e Bardhi

61’ Karton i verdhë për Ibrahimin, për protesta.

60’ Zëvendësimi i parë tek korçarët. Vila i lë vendin Krasniqit.

flakadaen

50’ Ndërpritet për pak çaste ndeshje, pasi tifozët ultras të Partizanit hedhin në fushë flakadanë.

47’ Gavazaj prek topin me dorë pranë zonës dhe goditje dënimi për Partizanin. Godet Asani, por topi mbetet vetëm në mur.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Skënderbeu 0-0

42’ Vetëm një goditje e lehtë e Gavazajt, që kontrollohet pa problem nga Alban Hoxha.

37’ Lëvizje mjaft e mirë e Asanit, gjen hapësirë për t’u futur në zonë, godet pasi driblon edhe 2 lojtarë, por topi përplaset tek një tjetër mbrojtës i Skënderbeut.

33’ Tjetër rast për Abdurrahimin, merr një top në hyrje të zonës, edhe pse është me shpinë nga porta, me një kthesë godet, por topi jashtë portës.

protesta

25’ Shenon Abdurahimi, por gjyqtari Koçi ndalon lojën, për një faull të maqedonasit më parë ndaj Vangjelit. Ka protesta nga ana e të kuqve.

22’ Tjetër goditje nga larg, Telushi gjuan port Teqja largon. Vazhdimi i aksionit sheh korçarët pranë autogolit, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

21’ Partizani provon sërish, Progni del i vetëm në zonë përballë Teqjas, por ky i fundit bën heroin teksa pret me këmbë.

asani rast

16’ Asani në hyrje të zonës, depërton bukur dhe sapo gjen pak hapësirë, godet me të majtën, por topi pak jashtë porte.

15’ Ndëshkohet me karton të verdhë kapiteni Batha, për protesta.

11’ Partizani ka një goditje dënimi në hyrje të zonës, topi harkohet në zonë por është portieri Teqja që largon rrezikun.

kardozo

8’ Abdurrahimi bën gjithçka mirë në zonë, krijon hapësirë godet, por portieri Teqja me këmbë, largon për në këndore.

6’ Kardozo nuk ia del të vazhdojë më. Largohet nga fusha e lojës i dëmtuar me barelë. Futet Bardhi.

2’ Menjëherë dëmtim për Kardozon, që ka nevojë për ndihmën e mjekëve.

1′ Nis takimi në Selman Stërmasi.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Asani, Batha, Telushi, Kardozo, Progni, Abdurrahimi. Trajner. Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Vila. Trajner. Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartari, Ridiger Çokaj

Related posts

Ronaldo në formë të lartë rikthehet në Kombëtaren portugeze për ndeshjet miqësore

Q.Autor

SALAH ARRIN 150 GOLA ME FANELLËN E LIVERPOOL/ Klopp: Kujt ia kishte marrë mendja

Delo.autor

JO VETËM HYSAJ/ Sarri me ide të qarta në merkato. “Piketohen” dhe dy shqiptarë të tjerë

Delo.autor

Leave a Comment