Futboll Sport

Botërori 2018/ Zbulohet skuadra që do të zbarkojë në Rusi për turneun

“Kombëtarja e Iranit do të jetë e para pjesëmarrëse në Botëror që do të mbërrijë në Rusi. Iranianët do të jenë këtu më 5 qershor”, – tha Mutko. Skuadra do të akomodohet në bazën stërvitore që ndodhet në Bakovka, jashtë Moskës, që zakonisht përdoret nga moskovite e Lokomotivës.

Russia ka përzgjedhur 11 qytetet pritëse të ndeshjeve për fazën finale të Kupës së Botës 2018 dhe ato janë Moska, St. Petersburg, Soçi, Kazan, Saransk, Kaliningrad, Volgograd, Rostov-on-Don, Nizhni Novgorod, Jekaterinburg dhe Samara. Ndeshjet e finaleve të Botërorit Rusi 2018 do të luhen nga datat 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiumet që ndodhen në qytetet përkatëse të Rusisë. Dy nga stadiumet pritëse ndodhen në kryeqytetin e Rusisë. Ndërkaq, teksa nisja e turneut po afron është vënë re edhe një fenomen shqetësues. Rreth 591 hotel mësohet se kanë rritur çmimet për turistët, duke bërë që autoritet përkatëse të marrin masa duke aplikuar gjoba.

Related posts

FANTAZI NË MERKATO/ Janë të bindur se edhe këtë sezon mund të dalin kampionë, ja formacioni perfekt i Tiranës…

Delo.autor

NISIN PROBLEMET PËR GEGËN/ Kërkon më shumë minuta sulmuesi i PARTIZANIT “presion” trajnerit

Isa.Autor

Ish-fituesi i ‘Topit të Artë’, shokon botën: Kam qenë pjesë e ‘STASI-t’, ja çfarë kam bërë

Q.Autor

Leave a Comment