Sport

Djokovic rikthehet me fitore, shkëlqen në turneun e Montekarlos

Tenisti serb Novak Djokovic ështënrikthyer me fitore në fushë pas një pushimi 3-javor, pas eliminimeve të shpejta në turnetë Masters të Indian Wells dhe Majemit zhvilluar gjatë marsit në Amerikë.

Por sot, ish-numri 1 në botë, ka debutuar me fitore në turneun Masters të Montekarlos, i pari në fushat me dhè për këtë sezon. Një paraqitje e mirë e tenistit serb, që mundi më shumë lehtësi 2-0 (6-0, 6-1) patriotin e tij Dusan Lajovic, duke avancuar më tej.

Një ndeshje që zgjati vetëm 56 minuta e ku epërsia e Djokovic ishte e madhe, duke treguar një formë të mirë dhe befasuar të gjithë.

Një rikthim fantastik i serbit, në formë të mirë, ashtu si dikur, duke lënë të shpresosh se do të jetë pretendent për fitimin e këtij turneu. “Ishte vetëm ndeshja e parë, por jam përgatitur mirë dhe jam në formë. Nëse nuk do të kem shqetësime me krahun, atëherë mund të shkoj larg në këtë turne. Ky është vetëm fillimi”, tha Djokovic.

Related posts

KËRKON TË FUQIZOHET NË MERKATO/ Klubi i Serie A troket te Juventusi për dy lojtarë “stoli”, ja emrat

Delo.autor

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Delo.autor

NGA VONESA TEK NEGLIZHENCA/ Sa mistere rreth vdekjes së Maradona-s

Delo.autor

Leave a Comment