Futboll La Liga Sport

Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për Barcelonën para finale së kupës

Nëse ka një gjë që mund të shkaktojë polemika në finalen e Copa del Rey, më shumë së zhurma rreth çështjes katalanase, është pikërisht ajo që ka ndërmend të bëjë organizata ‘Manifest Blaugrana’ ku i kanë kërkuar tifozëve të Barcelonës të vishen me ngjyra të verdhë, edhe kjo gjë mund të shihet si një deklaratë e fuqishme politike lidhur me çështjen e nxehtë dhe krizën e madhe që po kalon ai komunitet.


Përveç kësaj, kjo organizatë i ka kërkuar klubit të “zvogëlojë praninë institucionale në minimumin e mundshëm” dhe që ekipi të paraqitet në këtë ndeshje me uniformën e Senyera (simboli i Katalonjës). Uniforma e kërkuar nuk është në mesin e uniformave zyrtare (Blaugrana, e kaltër dhe mavi) të përdorura gjatë këtij sezoni dhe kjo kërkesë me shumë mundësi do të refuzohet.


‘Manifest Blaugrana’ është një organizatë që numëron 50 shoqata dhe grupe të ndryshme tifozësh, ku mbështetësit e tyre tashmë kanë rënë dakord me këtë propozim dhe do të marrin pjesë të shtunën e ardhshme në kryeqytet.

Related posts

Marrin fund tensionet tek Leicester, Mahrez rikthehet në stërvitje

Q.Autor

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KUALIFIKUESE/ Sulmuesi Bekim Balaj: Duhet të bëjmë maksimumin me…

Delo.autor

SERIE A/ Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Sadik.Autor

Leave a Comment