Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Konsulenti i Red Bull: Verstappen duhet të jetë i përkryer për të fituar duelin ndaj Hamilton

Botërori 2021 në Formula 1 do të rezervojë deri në garën e fundit një duel të fortë për titullin kampion mes Lewis Hamilton e Max Verstappen. Gara e parë sezonale në Bahrein e konfirmoi këtë gjë, me dy pilotët që dueluan deri në kthesën e fundit. Hamilton fitoi, por nuk e pati aspak të lehtë ndaj Max, që për një moment e parakaloi, por ky veprim u konsiderua i gabuar dhe holandezi hapi krahun.

“Këto janë situata nga ku një pilot mëson shumë. Max duhet të mësojë shumë nga ajo që ndodhi në Bahrein. Ai e di shumë mirë se për të mposhtur Leëis duhet të jetë i përkryer, të mos gabojë asgjë. Ky sezon nisi mirë për Max, por duhet të ruajë këtë ritëm edhe në garat e ardhshme dhe, mbi të gjitha, makina nuk duhet ta tradhëtojë në momentet delikate”, tha Helmut Marko, konsulent i Red Bull.

Related posts

SFIDA NDAJ ITALISË PËR NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Delo.autor

Fitime kolosale, 4 miliard euro nga e drejta televizive dhe tifozët

Q.Autor

“EKIPI KA NEVOJË PËR LOJTARË”/ Egbo: Jam krenar! Nuk jam mërzitur fare, do të synojmë…

Delo.autor

Leave a Comment