Futboll Premier League

Drejtuesit e Premier League i ‘mbyllin derën’ VAR-it

Premier League ka mbyllur derën për aplikimin e teknologjisë në sezonin e ardhshëm. Video Assistant Referre (VAR) është testuar në disa takime këtë sezon, por duket se rezultatet kanë qenë kontroverse.

Kjo të paktën thuhet nga ana e drejtuesve të Ligës, që zyrtarizuan edhe vendimin për të mos e përdorur teknologjinë VAR as në sezonin 2018-2019. Teknologjia në fushë aplikohet në Serinë A dhe Bundesligë, ndërsa do të përdoret edhe në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Së fundi është hapur edhe një debat mbi përdorimin e tij në Champions dhe Europa League, por UEFA e ka kundërshtuar me arsyetimin se nuk është ende gati për ta implementuar teknologjinë ndihmëse të arbitrimit.

Gjithsesi, tashmë në krah të UEFA-s duket se del edhe Premier League, që vendos t’i thotë ‘JO!’ teknologjisë, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Ronaldo tripletë, Real në Champions “mode” shkatërron Sociedad

Q.Autor

SPEKTAKOLAR/ GOLI I RRALLË shënohet në Angli, topi “SHKATËRRON” portën (VIDEO)

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Milanit iu refuzua oferta 120 mln euro për yllin e Serisë A

Isa.Autor

Leave a Comment