Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Barcelonës për të zëvendësuar Theo-n, Milan mund të mbajë edhe Pobegën

Pas 6 golave në 25 paraqitje me Specian, Tomaso Pobega do të rikthehet te Milani që e kishte huazuar. Mesfushori mund të konfirmohet nga drejtuesit në një repart i cili në janar 2022 do të humbasë shërbimet e Kesit dhe Benaserit që do të largohen për të luajtur në Kupën e Afrikës.

Mesfushori italian do të ishte i dobishëm edhe për listat e UEFA-s të cilat u imponojnë klubeve përfshirjen e lojtarëve të dalë nga akademitë përkatëse.

Përveç mesfushorit, Milani synon goditje edhe në korsinë e majtë ku kërkohet një zëvendës për Teo Hernandezin. Emri më i kuotuar në këto momente është ai i Zhunio Firpos. Barcelona synon ta huazojë dhe Maldini duhet të zbarkojë së shpejti në Spanjë për të kërkuar një hua 1-vjeçare me të drejtë blerje, pikërisht siç u veprua dy vite më parë për Teo Hernandezin.

Related posts

TEUTA E MBYLL ME FESTË/ “Durrsakët” elektrizuan atmosferën. Ja surprizat dhe batutat…

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR RONALDON/ Ish-mbrojtësi i Juventus: Është injorant, ka dy vite në Itali dhe…

Delo.autor

Homazh për viktimat në Xhenova/ Skuderia FERRARI me mesazh prekës në makina

Isa.Autor

Leave a Comment