Futboll Seria A Sport

E ardhmja e Balotellit: Milan? Më duan shumë ekipe!

Mario Balotelli pritet të ndryshojë skuadër ne verë.  Sulmuesi 27-vjeçar po përfundon sezonin e dytë në Francë me skuadrën e Nice-s. Italiani iu bashkua francezëve në gusht të vitit 2016 dhe në sezonin e parë u paraqit mjaft mirë, duke shënuar 15 gola. Të njëjtën shifër e ka realizuar edhe sivjet në Ligue 1, edhe pse ai vetë pranon se nuk ka qenë viti më i mirë për të.  Në një prononcim të dhënë për “calciomercato.com”, ai ka treguar se e duan shumë klube italiane.

“E ardhmja ime? Ekzistojnë shumë ekipe në Itali që më ndjekin, mund të them se mes tyre nuk ka Milan”, është shprehur fillimisht Balotelli, që e ka bërë më pas të qartë se qëndrimi te Nice në Francë është diçka thuajse e pamundur. “Pothuajse është e sigurt që nuk do rri, edhe pse akoma nuk jam i qartë. Me shumë mundësi do të jetë sezoni im i fundit këtu, edhe pse nuk ka qenë viti im më i mirë në Francë”, ka shtuar 27-vjeçari.

I ngacmuar sërish në lidhje me rikthimin e tij te Milani, Balotelli është i qartë: “Nuk ka shanse”. Me kuqezinjtë sulmuesi ka luajtur për dy sezone e gjysmë. Kur u huazua në janar të vitit 2013 prej Manchester City-t, sulmuesi arriti të shënojë 12 gola, duke i bindur drejtuesit e klubit ta blinin për shumën e 20 milionë eurove nga “Qytetarët”. Sezonin pasardhës arriti të realizojë 14 gola dhe Liverpool-i i bëri një ofertë kuqezinjve dhe e riktheu në Angli.

Balotelli në Itali ka luajtur edhe me Interin, ku edhe u bë i njohur. Ai njihet për bëmat e tij, teksa është përfshirë shpesh në skandale të ndryshme, që e kanë penguar edhe në karrierën e tij si futbollist, pasi shumë klube janë trembur për ta blerë prej sjelljes. Në Francë te Nicë duket sikur gjeti qetësinë dhe tanimë mund të kthehet sërish në Itali. Roma ka qenë një nga skuadrat që në të shkuarën e ka larguar dhe këtë verë mund ta bëjë realitet transferimin e tij, nëse dëshira është ajo e mëparshmja.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Bjellorusia mposht Kazakistanin! Shans i artë që Shqipëria të marrë… arratinë

Delo.autor

INTER – ICARDI/ Zbuloni zhvilimet e reja në klubin zikaltër

Isa.Autor

Hamsik bëhet “qytetar nderi”/ De Laurentiis dashurohet me trajnerin Ancelotti

Isa.Autor

Leave a Comment