Champions League Futboll

E çuditshme/ Nuk njeh golin e Ronaldos, kompania e basteve rimburson ata që e vendosën 0-3 ndeshjen Real- Juve

Shumë tifozë apo bastexhinj besuan se Juventus mund ta kthente rezultatin në “Bernabeu” ndaj Realit të Madridit dhe guxuan që ta luanin ndeshjen 0-3 për bardhezinjtë.

Penalltia e dyshimtë në fund në favor të Realit tërboi jo vetëm drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” por edhe bastexhinjtë, të cilët iu afruan shumë rezultatit që parashikuan.

Por një lajm i mirë vjen për këta të “dëshpëruar”. Të gjithë ata që guxuan që të vendosin fitoren e Juves në Madrid me të njëjtat shifra (3-0), do të rimbursohen nga kompania e basteve “Snai”, shkruan “PremiumsportHD”.

Të paktën ky ishte ngushëllimi i vetëm për ata tifozë, që përveç eliminimit dramatik të skuadrës së tyre nga Champions-i, humbën edhe kursimet prej golit të Cristiano Ronaldos me penallti.

Rimbursimi i kompanisë bëhet vetëm për ato baste që parashikuan rezultatin e saktë të ndeshjes 0-3.

Related posts

CHAMPIONS/ Asist perfekt nga Arnold, lojtari i momentit ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

VRAU VETEN NJË VIT MË PARË/ Zbulohen fakte tronditëse për ish-futbollistin: Nuk e mbështeti Manchester City

Delo.autor

“ISHTE LUFTË, NJË SHOK TOTAL”/ Broja rrëfen makthet e dëmtimit: Periudha më e keqe e jetës

F.autor

Leave a Comment