Futboll Ligue 1 Sport

E largoi nga Bayern Munich: Guardiola nuk pati guximin të ma thoshte në sy

Luiz Gustavo është bërë pjesë themelore e Olympique Marseille, e cila u kualifikua për në gjysmëfinale të “Europa League”, ku do të përballet me Salzburg. Mesfushori brazilian u largua nga Bayern Munich në verën e vitit 2013, atë kohë kur Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit bavarez.

Tani, në një intervistë për “L’Équipe”, ka pranuar se largimi i tij ishte për shkak të dëshirës së teknikut katalanas, por duhej ta zbulonte këtë nga burime të tjera, sepse nuk ishte njoftuar drejtpërdrejt. “Për fat të keq, tashmë e kisha një ide në mendjen time”, – rrëfen ai në mediat franceze.

– Isha i vetëdijshëm se largimi im ndodhej afër, por gjithçka u zbulua nga interesi i Filipe Luis, që më tha nëse doja të kaloja tek Atletico Madrid. Kur më pyeti, nëse do të shkoja tek Atletico Madrid, nuk kuptova asgjë, pasi kisha edhe tri vite kontratë me Bayernin, ku isha i lumtur dhe sapo kisha fituar Kupën e Konfederatave.

Pas një kohe, agjenti im më shpjegoi situatën. Pep Guardiola nuk do të punonte me mua. Në fund të fundit nuk kishte rëndësi, por ai mund të më kishte thënë vetë diçka për këtë, sy më sy. Nuk do të qëndroja në një klub, ku trajneri nuk bazohej tek unë, ishte e qartë”.

Related posts

PLAS TEK SHQIPËRIA/ Përplasje mes lojtarëve dhe Panuccit, a është koha për “ciao mister”…

Isa.Autor

TRITOLI NË BANESËN E PRESIDENTIT DUKA/ UEFA: Së shpejti udhëtojmë drejt Shqipërisë

Delo.autor

SHKËLQEU NË DERBI ME ROMËN/ Strakosha lojtari më i mirë i javës nën 23 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment