Sport Të tjera

Kaçi ndalet te më e bukura, spikat edhe Zaja

Eklent Kaçi fitoi euroturin në Itali për herë të parë dhe sërish paraqitjet e bilardistit kurbinas janë në nivele të larta. Këtë herë ai ka garuar në euroturin e Austrisë, ndërkohë që veç tij, morën pjesë edhe dy sportistë të tjerë shqiptarë, Arjan Matrizi dhe Edmond Zaja. I pari nuk arriti të regjistronte ndonjë rezultat fort të mirë, kurse laçiani Zaja u rendit i 17-ti. Ai mundi në raundet e para dy bilardistë grek, ndër ta edhe Kazakis, që u përball me Kaçin në gjysmëfinale. Më tej kaloi numrin një në renditjen e përgjithshëm të Eurotureve, austriakun Albin Jr Ouschan. Zaja u ndal në 32 më të mirët, kur u mund nga Abdullah Alshammari me rezultatin 9-8.

Rrugëtimi i Kaçit nuk ishte i lehtë, pasi pati përballë emra si Ortmann dhe Feijen, fitues titujsh botërorë dhe europianë, por me të dy ia doli të fitonte. Në çerekfinale vuajti me  të riun gjerman Joshua Filler, të cilit ia ktheu ndeshjen në 7-9, duke shkuar në gjysmëfinale. Aty u ndal bilardisti shqiptar, që u mund nga greku Kazakis me rezultatin 9-5, duke u renditur kështu i treti nw Euroturin e Austrisw, njw rezultat i mirw duhet thwnw, edhe pse synimi ishte tw triumfonte.

JOHANN IM PONGAU – AUSTRIA OPEN 2018

WINNERS ROUND 1
Edmond Zaja -Panagiotis Xypoliteas(Greqi)9-4
Piotr Ostrowski (Poloni)-Eklent Kaçi 2-9

WINNERS ROUND 2
Edmond Zaja-Alexander Kazaki (Greqi) 9-6
Marek Hajdovsky (Çeki)-Eklent Kaçi 8-9

WINNERS QUALIFICATION
Albin Jr Ouschan (Austri)- Edmond Zaja 8-9
Oliver Ortmann (Gjermani)- Eklent Kaçi 2-9

LAST 32
Edmond Zaja-Abdullah Alshammari (Arabi Saudite) 8-9
Abdullah Al-Enezi (Kuvajt)-Eklent Kaçi 1-9

LAST 16
Niels Feijen (Holandë)-Eklent Kaçi 8-9

QURTER FINALS
Joshua Filler (Gjermani)-Eklent Kaçi 7-9

SEMI FINALS
Alexander Kazakis (Greqi)-Eklent Kaçi 9-5

Related posts

ÇIFTI PERFEKT/ Federica dhe MATRI, pushime ROMANTIKE në Capri (FOTO)

Isa.Autor

Lideri i ri i KOMBËTARES/ HYSAJ I SIGURTË: Shkojmë në Europian, kemi karakter…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Griezmann fal Realin, humbet një rast të pastër! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment