Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Beitar Jerusalem. Rezultati 2-0

Starton sfida e raundit të parë të Ligës së Europës Teuta-Beitar Jerusalem.

Tekniku Edi Martini ka ruajtur thuajse të pandryshuar formacionin gjatë kampionatit, por në vijën e sulmit do të jetë blerja e re Bleri Krasniqi.

Mbrojtja dhe porta mbeten të pandryshuara me Frashërin, Todorovskin, Arapin, Hoxhën dhe Kuron.  Përpara repartit të prapavijës Martini ka vendosur si “diga” Florent Avdylin me Albano Aleksin. Fabian Beqja, Emiliano dhe Lorenco Vila kanë për detyrë të kontrollojnë lojë si dhe të furnizojnë me topa Krasniqin.

 

LIVE/ Teuta – Beitar Jerusalem 2-0

 

87′ GOOOOL TEUTA 2-0/ Rubin Hebaj dyfishon shifrat me kokë duke vulosur kualifikimin! Sulmuesi shkodran nuk fal pas asistit fantastik të Emiljano Vilës. Gol mëse i merituar ky për durrsakët.

84′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Lorenco Vila me portën e boshatisur. Talenti durrsak tregohet më altruist seç duhet, teksa tenton të pasojë për Hebajn.

77′ Tjetër shans për golin e dytë, kësaj here ishte Todorovski, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

75′ Shans i artë për golin e dytë. Kapiteni Arapi nuk arrin të shtyjë dot dopin në rrjetë pas krosimit të mbrojtësit Hoxha.

68′ Avdyli hakron një top të rrezikshëm nga goditja e dënimit, devijojnë futbollistët izraelitë duke e larguar rrezikun në kë këndore.

65′ Tjetër zëvendësim tek Teuta, largohe nga fusha, autori i golit Blerim Krasniqi, vendin e tij e merr shkodrani Rubin Hebaj.

63′ Gruda menjëherë protagonist, lëviz bukur në hyrje të zonës, pason për Lorenco Vilën, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

2′ Edi Martini kryen zëvendësimin e parë, largohet Fabio Beqja, në lojë Ildi Gruda.

62′ Tjetër rasti i rrezikshëm, në portën e Teutës. Shpëtojnë për mrekulli durrsakët.

61′ Krasniqi dhe Emiljano Vila, ndëshkohen me karton të verdhë në pak sekonda, për fualle në sulm.

57′ Fantastik Stivi Frashëri, i cili mban portën e paprekur, pas gjuajtjes me kokë të Vlajter, shumë pranë portës.

53′ Emiljano Vila provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

51′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Avdyli.

50′ Kundërpërgjigjen izraelitët e Beitar, por për fat të mirë gjuajtja e futbollistit Vlajter, shkoi ngjitur me shtyllën.

46′ Drithërima në portën e izraelitëve. Pranë golit të dytë skuadra durrsake me anë të Beqjas, topi devijohet dhe shkon në këndore.***

Mbyllet pjesa e parë

45+3′ I pakalueshëm Stivi Frashëri, provon edhe futbollisti Vered, por kontrollon pa probleme korçari.

45+1′ Zbritje kërcënuese e izraelitëve, me fat në këto minuta skuadra e Teutës. Topi kaloi gjithë pasqyrën e portës dhe nuk u devijua nga askush.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë në fundmin e pjesës së parë!

40′ Izraelitët duken më konkretë në këto minuta, teksa kanë avancuar përpara në zonën e Teutës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm, por futbollistët durrsakët duken të vendosur mirë.

34′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Renato Arapi për protesta.

31′ Një tjetër rast i rrezikshëm në portën e Beitar, por Kuros, nuk koordinohet siç duhet, teksa kthesa e tij në hyrje të zonës, shkon jashtë kuadratit.

27′ Teuta tërhiqet disi, duke mos i lejuar hapësira skuadrës izrelite, në repartin difensiv. Ende asnjë rast i rrezikshëm në portën e Frashërit.

21′ Tjetër ndërhyrje e rrezikshme e izraelitëve, kësaj here ndaj Todorovskit, mbrojtësi Biton ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Verdaska është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Emiljano Vilës.

15′ Goditje dënimi për skuadrën e Beitar, por kuptojnë gjithçka, futbollistët e Teutës që bllokojnë gjuajtjen drejt portës.

10′ Minuta mjaft të mira për Teutën, që është dominuese në fushën e lojës. Ende asnjë rast i rrezikshëm nga ana e izraelitëve.

6′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Blerim Krasniqi kalon në avantazh durrsakët. Sulmuesi godet bukur me kokë brenda zonës pas harkimin nga e majta. Në festë durrsakët!

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

SERBI I TALENTUAR/ Milinkoviç-Saviç nuk bind, por MAROTTA nuk i kursen…

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Mavraj largohet nga Arisi, kalon tek klubi gjerman…

Delo.autor

ANALIZË/ Juventus-Inter, ku ndryshojnë Maurizio Sarri dhe Conte (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment