Futboll Sport

E PABESUESHME/ Mario Tokiç pranë pankinës së Partizanit

Situata tek Partizani duket sa e trazuar aq edhe e ndërlikuar. 15-herë kampionët e shqipërisë prej vitesh janë të zhgënjuar nga paraqitja e kryeqytetasve. Së fundmi aludohet se klubi ka arritur një parakontratë me trajnerin Mario Tokiç. Kroati ishte prezent të hënën në “Selman Stërmasi” për të parë Partizani-Skënderbeu.

Gjithsesi, klubi i ka hedhur poshtë zërat për ballkanasin, i cili është përfolur që në janar. Klubi akuzoi mediat se po destabilizon Partizanin, por Mario Tokiç nuk ishte në stadium për llogari të mediave, por të Partizanit. Të kuqtë janë treguar shumë kërkues, pasi bisedimet me Tokiç janë zhvilluar prej kohësh.

Ekziston një prapaskenë e gjatë për të bindur kroatin që të marrë drejtimin e skuadrës së sezonit të ri. Klubi e ka mohuar se është në bisedime me trajner të ri, pasi beson te Klevis Dalipi. Në fakt klubi ka të drejtë, pasi nuk bëhet fjalë që kroati të nisë punë tani. Ky edicion pritet të mbyllet nga Dalipi.

Related posts

Ka dalë “huq” në 3 ndeshje/ Trajneri i JUVENTUSIT vë “bast” për RONALDON

Isa.Autor

LAJM I MADH NGA ANGLIA/ Tottenhami ka gati 20 milionë euro për shërbimet e talentit shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

YLLI RASHFORD BËN GJESTIN E MADH/ Vjen goli 440 milionësh jashtë fushës së blertë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment