Futboll La Liga Sport

Dhuron spektakël te Real Madrid, Vinicius e krahasojnë me Ronaldinho

Real Madrid i është rikthyer përgatitjeve pas pushimit veror. Braziliani Vinicius është një prej fytyrave të reja te “Los Blancos”, që i është bashkuar klubit madrilen pasi mbushi moshën madhore më datë 12 korrik, kohë nga kur ai mund të ishte zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Europës. Pasi kaloi testet mjeksore të detyrueshme, ishte koha që të vishte këpucët dhe të niste stërvitjen me shokët e ekipit të ri.

Dhe shumë shpejt ai shfaqi klasin që trashëgon dhe që pat dëshmuar gjatë eksperiencës së tij te Flamengo. Pikërisht gjatë seancës stërvitore ai mori një pasim me themër nga Dani Ceballos dhe VInicius nga ana e tij ia ktheu topin duke bërë një mur, pa e parë fare atë, duke u kujtuar të gjithëve lëvizjet e Ronaldinhos. Kaq mjaftoi që në Brazil të gjithë ta krahasojnë yllin e Real Madrid me ish-legjendën e Barcelonës dhe Milan, një idhull në Rio de Janeiro.

Related posts

E BUJSHME/ Solskjaer ultimatum 2 ndeshje, ish-trajneri i Interit favorit për stolin e Manchester United

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, sulmuesi Isak ndëshkon Kosovën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PLASIN “KUNJAT”/ Klopp përdor strategjinë e Pep kundër tij: Është i mrekullueshëm…

Delo.autor

Leave a Comment