Futboll Sport

E PAIMAGJINUESHME/ Gazeta “Kurir”, “Shqiptarët kontrollojnë futbollin serb!”

E pabesueshme por e vërtetë! Gazeta prestigjoze serbe “Kurir” ka një shkrim të paimagjinueshëm sa i takon futbollit. Sipas të përditshmes shkruhet se ka një skandal në futbollin serb pasi pretendon se një grup i organizuar shqiptarësh udhëheq futbollin në vendin e tyre.

Gazeta shkruan se pjesë e hetimeve janë bërë edhe shërbimet sekrete të një vendi perëndimor. Në shkrim thuhet se grupi i shqiptarëve udhëhiqet nga vëllezërit Osmani. Sipas gazetës, grupi kriminal ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve.

“Mafia shqiptare me paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit, shkruan në paralajmërimin e Kurir.

Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb.

Related posts

Guardiola pazar në Madrid/ Manchester City ofron 70 milionë euro për “yllin” e Realit

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS HUMBJES NDAJ INTER/ PSG, tripletë para finales së Superkupës së Francës

Delo.autor

NDODH NË SPANJË/ Real Madrid kërkon të huazojë stadiumin e rivalëve të përjetshëm

Delo.autor

Leave a Comment