Futboll Sport

E vërteta e frikshme e Andrea Pirlos: Jam pijanec…

Me të varur “këpucët në gozhdë”, edhe pse ende i duhet të luajë ndeshjen e lamtumirës, më 21 maj në stadiumin “San Siro”, Andrea Pirlo po i kushtohet me kohë të plotë biznesit të tij të prodhimit të verërave.

Lidhja e tij me pijet alkoolike duket të jetë mjaft e ngushtë dhe jo vetëm si prodhues prej disa vitesh, por edhe si konsumator, diçka që ish-fantazisti i Interit, Milanit, Juventusit e jo vetëm e pranon në një deklaratë për “Repubblica”-n. “Edhe kur isha në aktivitet, nuk ia lija vetes mangët disa gota pas ndeshjeve, dhe po them disa. Një futbollist, gjatë javës, duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sidomos kur afron ndeshje. Por pasi dilnim nga fusha, disa lëshime vetes ia lejoja, aq më shumë kur fitonim.

Madje, edhe pas trofeve me klubet, disa birra nuk mund të mungonin për mua… Festa pas Botërorit? Kur triumfuam në Gjermani festuam për një kohë të mirë, ahh sa shumë, me verë, por edhe me diçka tjetër që po e mbaj të fshehtë… Madje, ditën tjetër jam zgjuar duke mos mbajtur mend thuajse asgjë nga gjithë ajo që kishte kaluar. E rëndësishme ishte të festonim! Ishte momenti më i bukur i karrierës sime futbollistike

Related posts

BARAZIMI PA GOLA/ Roma-Napoli për rekord, Mourinho dhe Spalletti e mbyllën sfidën me karton të kuq

Delo.autor

Klubi i KUKËSIT zyrtarizon largimin e MUSOLLIT: E ka derën e hapur, te ne u bë…

Isa.Autor

Alex Sandro në radarin e Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment