Futboll Sport

E zbulon presidenti Tavo, dy lojtarë të tjerë drejt transferimit jashtë

Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu u shitën nga Luftëtari te Skënderbeu, ndërkohë që i pari së fundmi ka nënshkruar me Anderlecht një kontratë 3-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër. Belgët kanë paguar te korçarët plot 750 mijë euro, ndërkohë që tanimë në Gjirokastër kanë oferta edhe për një lojtar tjetër. Eduard Rroca është futbollisti i kërkuar nga jashtë vendit dhe këtë e ka zbuluar vetë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo.

Numri një i klubit gjirokastrit ka dhënë së fundmi një intervistë për “Panorama Sport” dhe tregon se për mesfushorin 24-vjeçar ka një ofertë nga ana e grekëve të Pas Giannina. Për të në janar u interesua edhe Kukësi, por kontrata me Luftëtarin u bë pengesë, pasi verilindorët nuk ishin të gatshëm të paguanin për kartonin e tij dhe tanimë duket se mund të transferohet jashtë vendit, me skuadrën e Andi Lilës që e ndjek. Normalisht për ofertën e duhur ai do të lihet i lirë.

Por nuk është vetëm Rroca që ka oferta nga jashtë, pasi edhe për Albano Aleksin ka dy oferta, sikurse thotë Tavo. Të dy lojtarët janë nga më të rëndësishmit në formacion. Rroca ka arritur të shënojë disa gola këtë sezon dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të shpeshta si në sezonin e kaluar. Për lojtarin e bluzinjve është sezoni i dytë në Superiore, pasi më parë ka luajtur me Tërbunin, ku edhe ka spikatur në Kategorinë e Parë.

Aleksi gjithashtu në mesin e fushës, së bashku me Ramadanin formojnë një “digë”, duke ndërprerë shumë aksione të ekipeve kundërshtare. Futbollisti 25-vjeccar shquhet për shpirtin e tij luftarak, ndërkohë që në drejtim të tij tregohet shpesh kartoni i verdhë. Këtë sezon ai është ndëshkuar 12 herë me të verdhë në 27 ndeshje, ndërkohë që në një ndeshje ka dalë edhe me larton të kuq, duke qenë lojtari më i ndëshkuar i skuadrës së tij.

Related posts

Xavi: Dembele ende s’e ka kaluar testin me Barcelonën

Sadik.Autor

PSG-ja reagon për Emeryn/ I ka ditët e numëruara

Sadik.Autor

Etrit Berisha në shitje/ Ja çmimi që ka fiksuar Atalanta për gardianin “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment