Futboll Sport

Edhe Cairo ‘thumbon’ Juven: Në Itali, ajo penallti nuk do jepej kurrë kundër tyre

Vetëm 3 ditë pas eliminimit të hidhur nga Champions League, Juventusi vijon të vuajë ende ‘dhimbjen’ e asaj penalltie në sekondat e fundit, që i rrëzoi një mrekulli të ndërtuar për 93 minuta.

Për t’ia bërë edhe më të vështirë, mendojnë rivalët e përjetshëm të bardhezinjve në Itali, që nuk ngurrojnë të ‘prekin në plagën’ ende të hapur. Kështu pas Spallettit, që ironizoi duke thënë se Juventusi fillimisht ishte kundër VAR-it, tani vjen edhe reagimi i presidentit të Torinos, Urbano Cairo.

Ky i fundit vlerësoi si të drejtë dhe shumë të qartë penalltinë e dhënë për Realin e Madridit, por theksoi se ndryshe nga Championsi, në Itali askush nuk do ta kishte vërshëllyer atë penallti kundër Juventusit.

“Mund të them me bindje se në Itali kjo penallti nuk do të ishte dhënë kurrë për Torinon dhe akoma më i bindur që nuk do të ishte vërshëllyer asnjëherë kundër Juventusit. Na ka ndodhur shumë herë dhe jemi mësuar tashmë me këtë gjë”, deklaroi presidenti i Torinos.

Rivaliteti mes Juventusit dhe Torinos është gjithnjë i zjarrtë, teksa në vitet e fundit derbi mes këtyre dy skuadrave është shoqëruar shpesh me polemika. Më e fundit ishte në ndeshjen e Kupës, ku ndonëse arbitri përdori VAR-in, sërish gaboi në analizimin e pamjeve dhe vendosi në favor të Juventusit.

Related posts

SKËNDERBEU-BYLIS/ Momente tensioni në Korçë. Arbitri akordon 11-metërsh për ballshiotët, por më pas… (VIDEO)

Delo.autor

SERIE B/ Aliji titullar ndalet nga shtylla, Llullaku në stol, Entella barazon ndaj Ascolit, mbijetesa në rrezik

Sadik.Autor

PROBLEMATIKU ARGJENTINAS/ TEVEZ-Boca Juniors PRANË “divorcit” përfundimtar, ja arsyeja…

Isa.Autor

Leave a Comment