Futboll Sport

Parashikimet dhe formacionet/ Europa dhe mbijetesa, Superiorja sot në fushë

Kategoria Superiore do të luajë sot katër ndeshjet e javës së 29-të, ndërsa, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë do të luhet nesër. Sot sytë do të jenë të drejtuar të gjithë te ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, ku luajnë dy ekipe që janë në garë mes tyre për të siguruar vendin e dytë në Europë.

Vendasit janë disi më të favorizuar pasi kanë një diferencë prej gjashtë pikësh me të kuqtë dhe luajnë në stadiumin e tyre. Gjithsesi kjo nuk e pengon ekipin e Dalipit për të synuar fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme. Luftëtari gjithashtu do të synojë të fitojë ndaj Laçit në shtëpi, për të shpresuar që në fund të sezonit të përfaqësohet në Europë.

Lushnja ka “kërcënuar”, Flamurtarin se do t’i marrë pikë edhe pse myzeqarët janë të rënë nga Kategoria Superiore. Në orën 19:00, Skënderbeu ka një ndeshje të lehtë përballë Kamzës në shtëpi dhe trepikëshi nevojitet për të vazhduar rrugën e fitoreve që do i sigurojnë titullin kampion edhe matematikisht. Por, Kamza duhet që të mos dalë pa pikë nga fusha e blertë, pasi një disfatë në Korçë do ta fuste zyrtarisht mes skuadrave që synojnë mbijetesën.

Formacionet dhe parashikimet

Ora 16:00

Kukësi – Partizani

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult

Partizani: Hoxha, Progni, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Lukas, Çani. Trajner: Klevis Dalipi

Luftëtari – Laçi

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rrapa, Jakovljeviç, Xhekson, Aleksi, Rrapo, Bregu, Rroca, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjinaj, Lulaj, Jonuzi, Nika, Kallaku, Uzuni, Xhixha. Trajner: Gentjan Mezani

 

Lushnja – Flamurtari

Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Marku, Ruço, Branica, Alushi, Gava, Mone, Papa, Përgjini. Trajner: Ilir Gjyla

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Tounkara, Hoxhaj, Alvesh. Trajner: Shpëtim Duro

Ora 19:00

Skënderbeu – Kamza

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Nimaga, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Malaj, Fukui, Ymeraj, mehmeti, Fili, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

“NUK JAM SUPERMENI”/ Ibra heq dorë nga Juve, rrezikon një dëmtim të gjatë

Delo.autor

MË TË MIRËT E ITALISË/ OPTA publikon formacionin “PERFEKT” në Serie A, befason INTERI dhe CR7

Isa.Autor

E BUJSHME/ Liverpool këshillohet ta mbajë në skuadër Shaqirin, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment