Futboll Seria A Sport

“TELEFONOJA RAIOLA-N PËR TË MË TRANSFERUAR TEK INTER”/ Dumfries: E kam pritur këtë moment!

Denzel Dumfris ish te protagonisti absolut i mbrëmjes së djeshme, kur kurorëzoi më së miri paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit. Holandezi gjendet gjithmonë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur dhe po tregon se jo rastësisht Interi ka insistuar aq shumë për ta pasur në skuadër. Edhe pse aktivizimi i tij i rregullt erdhi si pasojë e dëmtimit të Darmianit, krahu i djathtë tani duket më i blinduar se kurrë dhe Inzagi do të ketë luksin që nga janari të mbështetet jo më te një, por te dy mbrojtës niveli. 25-vjeçari u shpreh jo vetëm i lumtur për golin, por zbuloi edhe prapaskenat e transferimit të tij në Milano.

GOLI – “Jam shumë i lumtur për golin, sepse mbi të gjitha, rezultoi të ishte vendimtar. Ishte një sfidë e vështirë, ata janë një skuadër shumë fizike dhe luajnë shumë mirë, gjë që e treguan edhe sot. Rëndësi ka skuadra dhe fakti që morëm tri pikët”.

TRANSFERIMI – “Na është dashur pak kohë deri në gjetjen e akordit dhe kam qenë shumë i emocionuar. Kam marrë çdo ditë Mino Raiolën në telefon. Dëshira ime për të veshur fanellën zikaltër ka dominuar mbi gjithçka, sepse edhe Evertoni ishte në horizont, por nuk e kam menduar dy herë kur mora vesh për ofertën e Interit. Është skuadra kampione e Italisë, me shumë traditë këtu dhe në Europë, dhe për më tepër, ka një stadium si ‘San Siro’, ku është një ëndërr të luash”.

AMBIENTIMI – “Më është dashur kohë sa të ambientohem, sepse ishte hera ime e parë jashtë Holandës dhe futbolli i Serisë A është shumë taktik. Të them të drejtën kam pritur të jem titullar që në fillim, por pankina më bëri t’i shijoj më shumë këto ndeshje. E kam marrë mësimin tim: duhet të mos nxitohem dhe të marr kohën e duhur. Jam i lumtur këtu edhe sepse e di që Interi ka pasur një plan të qartë për mua që në fillim dhe tani po shijojmë rezultatet”.

RAPORTI ME EKIPIN – “De Vraj është në sezonin e tij të katërt këtu dhe jam shumë i lumtur që e kam si atë dhe Perisiçin, sepse kanë shumë eksperiencë dhe më shpjegojnë atë që presin nga unë taktikisht. Me Ivanin merremi vesh, sepse luajmë në të njëjtat pozicione, edhe pse në krahë të ndryshëm”

Related posts

Godin pasi humbi tre dhembë: Më kuptoni, nuk mund të buzëqesh shumë

Q.Autor

“KANË LOJTARË VENDIMTARË NË…”/ Legjenda Cafu zgjedh ekipin favorit për të fituar Champions

Delo.autor

SOT CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Si votohet: Nga lista tek juria

Isa.Autor

Leave a Comment