Futboll La Liga Sport

Jordi Alba: Real Madrid duhet ta formojë ‘korridorin’ për ne

Jordi Alba ka sugjeruar se rivalët historikë të Real Madrid duhet të formojnë korridorin e nderit për Barcelona-n e sapo shpallur kampione e Spanjës, megjithëse mbrojtësi i majtë e di që vendimi duhet të merret nga lojtarët.

Barcelona fitoi titullin e 25-të në La Liga dhe titullin e shtatë në 10 sezonet e fundit pas fitores 2-4 ndaj Deportivo de la Coruna mbrëmjen e së dielës.

Leo Messi shënoi një tripletë teksa Barça, e cila mbetet e pamposhtur këtë sezon, ka siguruar dopietëne  La Liga-s dhe Copa del Rey.

Përpara se ndeshja të fillonte në Riazor, katalanasve u dha një korridor nderi nga vendasit për triumfin në Copa del Rey ndaj Sevilla-s.

“Nuk është vendimi ynë, të gjithë kanë respekt për ata që duan ta bëjnë,” shprehet Alba.

“Kupa e Botës për Klube ishte një kompeticion ku ne nuk morëm pjesë. Në Santiago Bernabeu, në kampionat, ne e kemi bërë më parë korridorin e nderit. Nëse ata nuk do të na bëjnë korridorin atëherë do të kenë marrë urdhra nga lartë…”

Related posts

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk ndalen, shënojnë të dytin dhe mbyllin “hesapet” (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Sportisti kazak shokon botën, martohet me kukullën seksi (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Propozim unik nga Italia: Të anulohet kampionati, titulli ti shkoj mjekëve

Delo.autor

Leave a Comment