Futboll Premier League

Emre Can rrezikon të humbasë Botërorin “Rusi 2018”

Emre Can rrezikon të humbasë Botërorin “Rusi 2018”. Lojtari ka mbetur i dëmtuar në ndeshjen që Liverpool e fitoi 5-0 në Anfield ndaj Ëatford më 17 mars. 24-vjeçari duket që e ka mbyllur sezonin para kohë për shkak të dëmtimit që ka marrë në pjesën e kurrizit. Ekzaminimet mjekësore tregojnë që mesfushori i “The Reds” mund të mos kontribuojë në Rusi me përfaqësuesen Gjermane.

Që nga momenti i dëmtimit lojtari është detyruar të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një periudhë të gjatë që konfirmon dëmtimin e tij serioz.

Turko-gjermanit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me gjigantët anglezë ndërsa është shkruar në media shpesh herë për një kalim të mundshëm të tij në kampionatin italian tek Juventus. Megjithatë pas këtij dëmtimi nuk dihet ende nëse bardhezinjtë do të kenë të njëjtin interes për të blerë kartonin e 24-vjeçarit.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ia doli të fitojë me sukses ndeshjen e parë të fazës çerekfinale në Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t, edhe pa prezencën e Can. Tekniku gjerman i ka shuar shpresat për një rikuperim të shpejtë të lojtarit, por nga ana tjetër, Joachim Loë shpreson që futbollisti të jetë në gjendje optimale fizike për të marrë pjesë në Botërori 2018, që starton në muajin qershor. Can i është bashkuar Liverpool në 2014-ën ku ka zhvilluar deri tani 115 ndeshje dhe 10 gola ndërsa me Gjermaninë ka luajtur në 20 takime, ku ka shënuar një gol që nga prezenca e tij e parë në 2015-ën.

Të premten e kaluar, menaxheri i “Th Reds”, Klopp foli edhe për kontratën e lojtarit, për të cilën theksoi se ende janë në bisedime.

“Asgjë nuk është vendosur ende. Bisedimet për vazhdimin e kontratës vazhdojnë”- tha tekniku gjerman.

Can u bashkua me Liverpool nga Bayer Leverkusen për 10 milionë paund në 2014-ën.

Related posts

Pas ndeshjes në Botëror, Balotelli ofendon keq lojtarin kroat: Je p*** nëne!

Isa.Autor

“JE NJË SULMUES M*TI”/ Milan “lëshon tentakulat” në Francë për portierin që ofendoi Ibra-n, ja emri…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Reali i Madridit dhe Barcelona janë skuadrat goleadore në “Rusi 2018” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment