Futboll Seria A Sport

“ISHIM TË PAKRAHASUESHËM”/ Ish-sulmuesi i Juventus rrëfen: CR7-Higuain-Dybala nuk mund të na afrohen!

Fabrizio Ravanelli, ish-sulmues i Juventus-it, me të cilën ka fituar Champions League-n në 1996-ën kundër Ajax-it, fitorja e fundit europiane e bardhezinjve, ka folur për Corriere della Sera, duke filluar nga treshja e sulmit Ronaldo-Higuain-Dybala:

“Treshja jonë, unë, Vialli, Baggio në fillim dhe Del Piero më pas, ishte e pakrahasueshme për punën që bënim. As ajo e Liverpool-it, Salah-Mane-Firmino, as Dybala-Higuain-Ronaldo nuk mund të na afrohen. Por çdo version ka karekteristikat e veta dhe pika e veta të forta”, ka thënë Ravanelli.

“Treshja aktuale e Juventus-it? Besoj se është e përshtatshme vetëm në ndeshje të caktuara. Edhe pse Dybala është një tjetër në krahasim me vitin e kaluar, Higuain kërkon të tregojë gjithmonë vlerën e tij dhe Ronaldo nuk ka nevojë për fjalë të tjera, veçanërisht pas golit kundër Sampdoria-s. Megjithatë, mesfusha nuk ka cilësinë e duhur për t’i mbështetur”.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Inter-Shakhtar Donetsk. Rezultati 5-0

Delo.autor

“NEVE NA MOTIVON CHAMPIONSI”/ Ramos: Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por…

Delo.autor

Portieri i Kamzës i jep një dorë Luftëtarit, gjirokastritët “fluturojnë” në vendin e katërt (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment