Futboll Sport

Vangjel Zguro ”shigjeton” ekipet e Superiores: Ka aleanca!

Mbrojtësi i Kamzës, Vangjel Zguro, foli për Eduasportin.com. Ai tregon momentin negativ te skuadra e trajnerit Julian Ahmataj. Mbrojtësi i krahut të majtë mendon se skuadra e tij do të shpëtojë këtë sezon dhe do të mbesë në Superiore, pavarësisht se do të jetë e vështirë. Zguro iu bashku ekipit të Kamzës në janar, ai u largua nga skuadra e Luftëtarit për ekipin e Partizanit, por trajneri Sulejman Starova e ndaloi afrimin e tij në momentin e fundit. Ish-tekniku i Kamzës, Ramadan Ndreu, shfrytëzoi momentin dhe e mori në ekip futbollistin.

25-vjeçari mendon se në momentin e keq që po kalon skuadra e Kamzës ka ndikuar dhe fati i keq. “Nuk e di çfarë po ndodh. Po luajmë mirë dhe zhvillojmë sfida të mira. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk po marrim pikët. Mendoj se kemi patur dhe fatin kundërt në disa ndeshje”, – u shpreh Zguro.

Mbrojtësi i krahut të majtë flet dhe për largimin e trajnerit Ramadan Ndreu dhe ardhjen në krye të stolit të Julian Ahmataj. Ai beson se skuadra do të dalë që këtë sfidë te fitorja. “Trajneri është i ri dhe na duhet pak kohë të kuptojmë filozofinë e tij të lojës. Ahmataj është punëtor dhe besoj se do të dalim që këtë jave te fitorja. Ndeshemi kundër Lushnjes dhe duhet me patjetër të fitojmë, pasi ndryshe do të ishte katastrofë”, – vijoi Zguro.

Ai foli dhe në lidhje me aleancat kundër Kamzës. “Ka aleanca kundër nesh. Disa gjëra duken dhe nuk është e vështirë për t’u kuptuar”, – e pret shkurt pogradecari. Më tej, lojtari beson se do të shpëtojë Kamza. “Mendoj se do të shpëtojmë, pasi kemi kualitet për ta bërë. Mendoj se do ta përballojmë si duhet këtë situatë. E ardhmja? Jam i fokusuar vetëm te Kamza. Duhet të shpëtojmë, pasi do të ishte një dështim i madh nëse nuk e bëjmë dhe ndodh e kundërta”, – u shpreh Zguro.

Related posts

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare Arabia Saudite-Rusi

Sadik.Autor

Flet njeriu që ka vizituar Michael Schumacher: Mos flisni…

Sadik.Autor

Leave a Comment