Futboll

Epilogu i trishtë i Gabigol, vjen “shkarkimi” i radhës

Pas kthimit në atdhe dhe paraqitjeve të mira fillestare, Gabigol është kthyer në qendër të kritikave. Sulmuesi brazilian, akoma në pronësi të Inter dhe pas aventurës zhgënjyese me Benfica-n, po kalon momentin e tij të parë delikat qëkur është kthyer të veshë fanellën e Santos.

Fillimi shumë i mirë me 4 gola në 4 ndeshjet e para, tani duket një kujtim i largët. Siç ka bërë të ditur portali brazilian “UOL Esporte”, trajneri i bardhezinjve do t’i japë përparësi Eduardo Sasha, Rodrygo dhe Arthur Gomes, të cilët janë përmirësuar shumë në javët e fundit. një vendim që mund ta dërgojë përsëri në stol ish-yllin e Inter.

Para kësaj zgjedhjeje të trajnerit të Santos, Gabriel Barbosa rrezikon të kthehet në tunelin prej ku dukej se kishte dalë pak javë para grumbullimeve për Kupën e Botës. Për Inter-in, që shpresonte ta rikuperonte dhe, ndoshta, ta shiste te një klub tjetër, është një lajm shumë i keq që mund të ndikojë te rënia e mëtejshme e vlerës së sulmuesit, i cili u ble për 25 milionë euro në verën e 2016-ës nga Suning.

Related posts

“BOOM” NGA MADRIDI/ Reali €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Isa.Autor

UNIKAL/ MOURINHO sulmoi gazetarët për statistikat, por ja numrat që turpërojnë “djajtë”

Isa.Autor

ATLETICO NDEZ “ALARMIN”/ Dëmtohet i “urryeri” i Juventusit në stërvitje, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

Leave a Comment