Futboll Premier League

Smalling zbulon fjalimin e Mourinho-s që inspiroi përmbysjen e madhe në derbi

Chris Smalling ka zbuluar se çfarë i tha Jose Mourinho ekipit në pushimin e pjesës së parë që inspiroi përmbysjen e madhe.

Goli i minutave të fundit të mbrojtësit të Manchester United pas dopietës së shpejtë të Pogba i dha fitoren vizitorëve.

Por United pësoi një disavantazh të dyfishtë pas golave të Kompany dhe Gundogan. Pas pushimit ishte një tjetër histori dhe në fund Djajtë i lënë të zhgënjyer tifozët e City-t.

“Trajneri nuk kishte pse të thoshte shumë gjëra në pushim pasi e dinim vetë që bëmë një paraqitje të dobët.

“Ai tha se nuk donte të ishte klouni që rri në pankinë duke parë se si City fiton titullin.

“City ka qenë fantastik gjatë gjithë sezonit, por ne u zgjuam dhe fituam ndeshjen. Në pushim na erdhi keq për veten. Donim të ktheheshim në fushë dhe të luanim me krenari dhe në fund e merituam fitoren.”

Related posts

Maroku 0-1 Iran, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Miliona euro për Francën/ Shifra stratosferike që FIFA i jep kampiones së Botës

Isa.Autor

E ARDHMJA E SHKODRANIT NË DYSHIM/ Elseid Hysaj drejt largimit nga Napoli, por mbetet në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment