Futboll Seria A

Është luftë në merkato mes Juves dhe Milanit për talentin e Barcelonës

Rinis dueli mes Juventusit dhe Milanit, por kësaj radhe në merkato. Sipas gazetës katalanase “Sport”, në fakt klubi bardhezi dhe ai kuqezi kanë shfaqur interes për shërbimet e Andre Gomes.

Mesfushori portugez dëshiron të largohet nga Barcelona, për të pasur më shumë minuta në dispozicion, me të dyja skuadrat italiane që e pëlqejnë shumë 34-vjeçarin, ashtu si Liverpool dhe Manchester United. Ndërkohë Rino Gattuso ka dhënë miratimin e tij për blerjen e mesfushorit të Lyon, Memphis Depay, prej kohësh në “radarin”e Milanit.

Në Spanjë janë të bindur: Andre Gomes i ka kërkuar klubit blaugrana të largohet gjatë merkatos së verës, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2021. Në këtë sezon, ish-lojtari i Valencias ka regjistruar 29 paraqitje me fanellën e katalanasve dhe vetëm një assisit të dhënë, një motiv kryesor ky për lojtarin që të kërkojë transferimin në një klub tjetër ku do të kishte më shumë mundësi aktivizimi.

Juventusi shikon te ai përforcimin ideal post Khedira, ndërsa për Milanin do të ishte një përforcim shumë i rëndësishëm  në mesfushë, rol që për momentin e mbulojnë Bonaventura dhe Kessie. Me pak fjalë si Juventusi ashtu edhe Milani janë gati të duelojnë për lojtarin, për të cilin për ta shkëputur nga “Camp Nou”do të shërbenin rreth 30-35 milionë euro.

Në shtëpinë e Milanit, ndërkohë, vazhdon të mendohet për Memphis Depay, sidomos pasi ish-lojtari i Manchester United, ka marrë edhe aprovimin e trajnerit Rino Gattuso. Trajneri i kuqezinjve, i cili sapo ka rinovuar kontratën, është shprehur në favor të 24-vjeçarit holandez, që prej disa kohësh dëshirohet nga skuadra e kuqezinjve.

Mesfushori i Lyon, i cili edhe nga ana e tij do ta dëshironte transferimin në Milano, ka një vlerë kartoni të paktën prej 40 milionë eurosh. Dëri në këto momente Depay ka koleksionuar 44 takime me Lyon duke shënuar 15 gola dhe dhënë 10 assist. Por mbi të gjitha, te klubi kuqezi duhet të presin ende përgjigjen e UEFA-s për buxhetin financiar, për të operuar më pas në merkato.

Related posts

FOTOLAJM/ “LIRI”, Ikardi thyhen heshtjen dhe ngjall dyshime për të…

Delo.autor

U MBYLL TREGU I TRANSFERIMEVE/ PSG-Skriniar dështoi për dy pengesa ditën e fundit të merkatos

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bedri Greca firmos me klubin nga Kosova…

Delo.autor

Leave a Comment