Futboll Kategoria Superiore Sport

“NË PJESËN E DYTË S’KISHIM SHUMË ENERGJI”/ Flet trajneri Daja pas humbjes: Skënderbeu i kohëve historike është…

Skënderbeu u mposht nga Tirana me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Kjo humbje nuk u prit aspak mirë nga trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, i cili në prononcimin pas ndeshjes, deklaroi se skuadra mund të kishte bërë më mirë.

“Shumë lojtarë kishin pak ditë përgatitje. Besoj se u vendosëm mirë në fushë. Nuk dua t’ia kaloj humbjen Koliçit, por ishte një gabim i tij te goli i parë. Tirana jo se nuk e meritoi fitoren, por me gjithë problematikat që kishim, mund të bënim më mirë. Do vazhdojmë para, sepse besoj se kontingjenti është i duhuri. Koha do na japë favorin që të përmirësojmë problemet që shfaqim, për t’i parë gjërat me qetësi, që në javët në vazhdim të rikuperojmë gabimet.

Në pjesën e dytë s’kishim më energji. Kemi mbajtur edhe Pëllumbin në gjendje dëmtimi. Por, kjo s’do të thotë që Tirana s’e meritoi fitoren. Me gjithë kontigjent që kishim, mund të kishim bërë më mirë. Do vazhdojmë përpara pasi kontigjenti është i duhuri. Me kohën do të riparojmë problemet që kemi. T’i shohim gjërat me qetësi për të rikuperuar defektet e këtyre javëve.

Për sa i përket formacionit, ishte një miksim duke parë edhe problemet që kishte kundërshtari. Do doja të furnizohej më shumë Bregu sepse në pjesën më të madhe të lojës ka qenë në një hapësirë boshe sepse dy lojtarët e tjerë presonin lart. Do të thoja që ishte një miksim për ato aftësi që kemi në dispozicion, por edhe për të shfrytëzuar hapësirat që linte kundërshtari.

Për të qenë me këmbë në tokë, ne duhet të shohim një Skënderbe që do vijë nga poshtë lartë, duke shpresuar që me këtë kontingjent të ecim gradualisht. Skënderbeu i atyre kohëve historike është kapitull i mbyllur. Shpresojmë në ardhjen e Jashanicës dhe duke rritur kondicionin, mendoj se do të bëjmë më mirë në të ardhmen”.

Related posts

KRITIKON” REAL MADRIDIN/ Michel Salgado zbulon trajnerin e ardhshëm të “LOS BLANCOS”

Isa.Autor

LIGUE 1/ Neymar stërvitet me grupin për herë të parë pas dëmtimit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Pak ditë përpara fillimit, kompeticioni i njohur mëson shtetin organizator

Delo.autor

Leave a Comment