Futboll Sport

AUDI 15 VJEÇAR NË SHITJE/ Ky është çmimi i pabesueshëm i makinës së parë të Cristiano Ronaldo

Një herë e një kohë quheshin relike dhe ishin pjesë të trupit, por mbi të gjitha objekte përdorimi pak a shumë në përkatësi të shenjtorëve. Dhe ishin aq të kërkuara sa që në mesjetë ekzistonte një treg shumë lulëzues për reliket. Në epokën moderne, mbase figurave fetare iu shtuan edhe ato të futbollistëve. Për rrjedhojë, diçka që ka kaluar ndër duart e futbollistëve shndërrohet menjëherë në objekt kulti. Dhe nëse poseduesi i diçkaje ka qenë Cristiano Ronaldo? Në atë rast, zotëruesi i relikes mund të asistojë edhe në një fenomen të çuditshëm, atë të shumëfishimit të vlerës së saj, sikurse dëshmon rasti i makinës së parë të kampionit portugez.

Viti 2004, një djalosh i ri, Cristiano Ronaldo vendos të blejë një veturë. Por sikurse raporton “AS”, nuk bleu një makinë jashtë serie, por një Audi normal. Makina e parë nuk harrohet kurrë, por kur rroga të mundëson që të kesh shumë makina luksoze dhe të kushtueshme, herët a vonë, makinën e parë e shet, ose e dhuron. Dhe në harkun kohor të 15 viteve, makina është shitur disa herë, por kësaj here duket se pronari aktual do të bëjë një pazar të vërtetë. Gjithçka falë emrit të famshëm të CR7 që ka përfunduar i regjistruar në lejen e qarkullimit të mjetit.

Pikërisht, sepse duke përfituar nga reklama fantastike si “makina e CR7”, vetura është tashmë në shitje për çmimin minimal prej 20 mijë euro. Pak? Për një makinë 15 vjeçare, sado mirë të jetë trajtuar, nuk mund të ketë kurrsesi një vlerë të tillë. Po të mos ishte për reklamën si makina e CR7, që mban interesimin për një veturë në nivele planetare. Në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse “AS” raporton se po vijnë edhe oferta nga jashtë, për të thënë se kanë patur diçka të përbashkët me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Dhe si për magji, një makinë e vjetër, me vlerë tregu nga 6 mijë deri maksimalisht 10 mijë euro, do të shitet minimalisht me dyfishin e çmimit. Por fundja, nga njeriu që u pagua 100 milionë në moshën 33 vjeçare, nuk mund të pritej ndryshe.

 

Related posts

Manchester City nuk ndalet Gabriel Jesus shënon ndaj Tottenhamit

Sadik.Autor

Shkruhet historia, për herë të parë një trajner europian në stolin e NBA-së

Sadik.Autor

Real Madrid-Juventus, sikur ndeshja e parë të mos kishte ekzistuar

Sadik.Autor

Leave a Comment