Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Atletico Madrid mbetet pa trajner në Europa League?!

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, përballet me rrezikun e mungesës në finalen e Europa League, nëse skuadra e tij kualifikohet ndaj Arsenal.

Argjentinasi do të jetë i skualifikuar në gjysmëfinalen e kthimit në Madrid, pasi u përjashtua nga gjyqtari në takimin e parë të barazuar në Londër, si pasojë e një proteste të ashpër ndaj kryesorit.

UEFA bëri të ditur se të premten, 24 orë pas gjysmëfinales do të shqyrtojë sjelljen e trajnerit dhe me shumë gjasa ai do të skualifikohet për dy ndeshje. Ndeshjen e dytë do ta shlyejë në finale, ose në edicionin e ardhshëm të Champions League, ku Atletico e ka siguruar qëndrimin si rrjedhojë e renditjes në La Liga.

Simeone nuk akuzohet vetëm për sjelljen ndaj gjyqtarit, por edhe për faktin se ka komunikuar me stafin e tij që ishte në stol, edhe pse kjo nuk lejohet me rregullore.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT FRANCEZ/ Dëgjoni se çfarë thotë Icardi tani që u largua nga Inter

Delo.autor

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

Atmosferë e jashtëzakonshme para finales së madhe, kroatët “ngrenë në këmbë” Moskën

Isa.Autor

Leave a Comment