Futboll La Liga Sport

Shënoi me Realin, Bale i shkel syrin rivalit historik të madrilenëve

Historia e Gareth Bale me Real Madrid-in nuk ka qenë kurrë e suksesshme. Futbollisti uellsian u ble për 101 milionë euro nga “galaktikët” në vitin 2013 duke qenë transferimi më i shtrenjtë i historisë së klubit madrilen. Shifra e frikshme e transferimit dhe lënia pas e një emri si Cristiano Ronaldo sollën menjëherë pritshmëri të mëdha për Bale.

Mesfushori i krahut u mor për të bërë diferencën, por nuk e arriti për asnjë moment këtë gjë. Lojtari është privuar herë nga dëmtimet e herë nga forma jo e mirë që ka kaluar. Nëse sezonet e para, Bale u shty goxha nisur dhe nga shuma e transferimit, në dy sezonet e fundit me trajnerin Zinedine Zidane, ai ka humbur rëndësinë në klubin spanjoll. Edicionin e kaluar ka luajtur vetëm 19 ndeshje, 17 si titullar. Sivjet Bale, ka luajtur 22 takime, por 16 si titullar. Momentalisht, uellsiani u preferua si titullar në takimin e Real Madrid-it kundër Leganes. Futbollisti arriti të shënojë golin e parë.

Ai është kthyer në rezervë dhe përdoret si pjesë e rotacionit në ekipin madrilen. Duke parë situatën, me shumë mundësi, Bale po kalon vitin e tij të fundit në Madrid. 28-vjeçari nuk është i lumtur me minutat e tij, po ashtu trajneri francez dhe drejtuesit me rendimentin e futbollistit.

Emri i tij ka zgjuar menjëherë interesim në merkato, pasi në derë ka trokitur Bayern Munchen. Gjigantët gjermanë po shohin me vëmendje situatën e tij, pasi duan ta rrëmbejnë në verë. Bale është gati për të lëvizur dhe në një prononcim për “Sport Bild” e pranoi hapur se ishte i nderuar me interesimin e gjermanëve.
“Askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë në futboll. Është një nder që Bayern Munchen mund të jetë i interesuar për mua. Jam i lumtur që vesh fanellën e Real”, – u shpreh Bale.

Related posts

Laçi 3 vjet pa fituar në Kukës, sot kërkon të paktën 1 gol

Sadik.Autor

BËRI NJË SIMULIM QESHARAK/ Sulmuesi i Interit lë nam në debutim (VIDEO)

Delo.autor

Juventus shënon gol në Madrid dhe rikthen fantazmën e Romës ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment