Futboll Sport

Hasan Lika sfidon, Gjoka tregon rrugën e vetme të Vllaznisë

Vllaznia pret Luftëtarin në shtëpi dhe për trajnerin Ernest Gjoka dhe ekipin e tij lënia pas e humbjes së fundit me Teutën është hapi i parë që duhet të bëjnë. “Jemi të detyruar ta harrojmë humbjen në Durrës dhe të ecim përpara. Ajo ndeshje ishte zhgënjyese dhe e kemi ndjerë të gjithë shumë. Nuk kemi kohë të qajmë për atë që humbëm, ndaj duhet të shohim përpara, sepse jemi në një moment të vështirë. Ndeshjet në shtëpi janë oksigjen për të mbijetuar në Superiore” e nis tekniku kryeqytetas deklaratën e tij.

Me gjirokastritët nuk është aspak një ndeshje e lehtë, pasi përballen me një ekip që do Europën dhe që në sulm është frikshëm. “Llogaritë janë tashmë evidente. Duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Nuk është e lehtë bazuar te kundërshtari apo cilësitë që ata kanë. Por, nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç tre pikëve. Luftëtari ka shumë cilësi, sidomos në sulm. Por, nëse i kontrollojmë mirë dhe me dëshirë mund ta kalojmë këtë ndeshje”, shtoi Gjoka.

Për objektivin nuk ke pse pyet, pasi vetëm fitorja lejohet, ndërkohë që zbulohet se nga minuta e parë do të luajë edhe mbrojtësi lezhjan Renato Malota. “Absolutisht që nuk kemi rrugë tjetër. Jemi të dënuar të arrijmë fitoren. Këtë javë Malota është i padiskutueshëm në formacion, sepse është një nga liderët. Kemi shumë lojtarë në formë, por për momentin kemi bërë zgjidhje për sa i takon eksperiencës. I kemi dhënë më tepër besim lojtarëve që kanë më shumë përvojë për të gjetur sa më shpejt golin”.

HASAN LIKA – Edhe trajneri i Luftëtarit ka folur para ndeshjes me Vllazninë, teksa tregon se objektivi është fitorja edhe për ta, edhe pse kanë pasur probleme me dëmtimet së fundmi. “Në ccdo ndeshje në futemi në fushë për të fituar, por do të ishim të kënaqur edhe me një pikë. Kemi probleme me tre lojtarë tanët dhe do ta shohim nesër gjendjen e tyre. Pas ta bëjmë, do të marr edhe një vendim. Me Vllazninë nuk është një ndeshje përcaktuese, pasi janë edhe gjashtë ndeshje deri në fund pas kësaj”, përfundoi Lika.

Related posts

PRPASKENA/ Mourinho refuzoi rikthimin e RONALDOS tek Man United SEPSE…

Isa.Autor

Barcelona të ardhura rekord nga sponsorat, sot nënshkruan marrëveshjen gjigande

Q.Autor

PAMJET/ Momenti kur sulmuesi i Real Madrid thyen hundën në aksionin e fundit të ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment