Futboll Premier League Sport

Ferguson me fjalë të mëdha për Wenger

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka reguar përmes një mesazhi të publikuar nga faqja zyrtare e Manchester United pas dorëheqjes së Arsene Wenger nga Arsenal. Ish-tekniku skocez i “Djajve të kuq” e ka përshëndetur kundërshtarin e tij me një urim të përzemërt ndërsa ka respektuar punën e tij 22-vjeçare në “Emirates Stadium”.

Të dy teknikët janë përballur në sfida të zjarrta nën drejtimin e skuadrave përkatëse, por respekti për futbollin dhe punën e madhe që kanë bërë është mbi rivalitetin. Këtë e ka treguar edhe legjenda skoceze në mesazhin e tij drejtuar francezit.

Mëngjesin e sotëm, Wenger njoftoi tifozët dhe median se do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit ndërsa u kërkoi mbështetje maksimale për ekipin.

“Jam vërtetë shumë i lumtur për Arsene Wenger. Kam respekt maksimal për të dhe punën që ka bërë te Arsenal. Është testament i talentit, profesionalizmit dhe vendosmërisë, pasi i ka dedikuar 22 vite të jetës një pune që e do. Në një epokë ku meaxherët e futbollit nganjëherë rezistojnë në drejtimin e një ekipi një ose dy sezone. Ai i ka shërbyer për një periudhë të gjatë një klubi të madh si Arsenal.

Jam i lumtur që ai ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit, pasi ai tani mund mund të marrë atë që meriton. Ai është padyshim një nga trajnerët më të mirë të Premier League dhe jam krenar që ka qenë një rival, koleg, mik dhe njeri i mrekullueshëm”- ka thënë Ferguson për sajtin zyrtar të Manchester United.

“Djajtë e kuq” do të sfidojnë Arsenalin e Wenger të dielën e ardhshme, më 29 prill. Kjo do të jetë hera e 60-të që francezi do të përballet me United, ku ka fituar 18 ndeshje, ka humbur 26 dhe ka barazuar në 15 prej tyre.

Related posts

LARGIMI I “PËRBINDËSHIT” RONALDO/ Allegri mendon të kalojë në skemën “klasike” italiane. Ja plani i Juventus…

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE PAS ZYRTARIZIMIT TË DE LIGT/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” portierin e Premier…

Delo.autor

Talenti kundër eksperiencës/ Dortmundi tremb Bajernin. Ja pikat e forta për ekipet

Isa.Autor

Leave a Comment