Futboll La Liga Sport

Shokuese, Leo Messi mund të humbë Botërorin Rusi 2018

Finalistët e vitit 2014 do të shkojnë në këtë turne si një nga favoritët kryesorë duke e argumentuar se në përbërje kanë lojtarë të mëdhenj, ndërsa duan që të vendosin dorën te trofeu për herë të parë. Kjo do të jetë hera e katërt për Messi-n në Botëror, ku tre herë në të shkuarën është nxjerrë jashtë garës nga Gjermania.

Duke iu referuar italianëve të “La Gazzetta”, problemet e para fizike për Messi-n erdhën në ndeshjen e luajtur për llogari të Champions League mes Barcelona-s dhe Chelsea-t, ku u detyrua që të ulej në pankinë gjatë ndeshjeve miqësore që Argjentina luajti kundër Italisë dhe Spanjës.

Ai u kthye në klub dhe luajti kundër Sevilla-s dhe në ndeshjet kundër Roma-s, në atë eliminim të paimagjinueshëm. Por, atij i kanë lindur probleme të cilat do ta mbajnë jashtë dhe që i duhet një periudhë e caktuar kohore për t’u riaftësuar.

Sipas disa mediave argjentinase, Messi pati performancë të dobët në ndeshjen që Barcelona humbi 3-0 për shkak se ai nuk ishte mirë fizikisht. Skuadra e mbushur plot me talente e Jorge Sampaoli-t do të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë me dyshime të mëdha rreth aftësive që kanë lojtarët.

Ata u mundën 6-1 nga Spanja muajin e shkuar, ndërkohë që Messi e pa këtë ndeshje nga tribuna e stadiumit në Madrid. U raportua se ai kishte probleme me muskujt e këmbës dhe nuk rrezikoi që të luante asnjë minutë të vetme me kombëtaren Albiceleste. Ndërkohë që Barcelona është vetëm një rezultat larg fitimit të La Liga-s pasi ka një shkëputje me 12 pikë me Atletico Madrid-in kur kanë mbetur dhe 5 ndeshje nga mbyllja e kampionatit.

Related posts

REALI NË VERSIONIN “TIKI TAKA”/ Varane zhbllokon sfidën ndaj Espanyol, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“MUND TË BËJË GJITHÇKA NË MESFUSHË”/ Montella: Locatelli? Mund të përmirësohet në dy aspekte

Delo.autor

MOMENTE PANIKU GJATË NDESHJES/ Lojtari bie në fushë dhe po lufton me jetën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment