Futboll Sport

Merr fund makthi, gol i shënuar dhe marrëdhënie fantastike me tifozët

Mesfushori i Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, Qazim Laçi, është njeriu i momentit. Lojtari që është në pronësi të Olympiacos-it po luan si i huazuar në ligën e dytë franceze me skuadrën e Ajaccios.

Ai ishte i dëmtuar gjatë dhe mungoi dhe në ndeshjet e Shpresave kundër Sllovakisë. Një mungesë e madhe për trajnerin Alban Bushi, ashtu siç e shprehu dhe vetë tekniku i Shpresave. Në krahun tjetër, rikthimi i tij me ekipin e parë francez shkoi në mënyrë fantastike.

Dibrani hyri si zëvendësues në fushën e lojës. Trajneri i ekipit francez e aktivizoi Laçin në minutën e 70-të. Shqiptari arriti të hapte suksesin e ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 74-ët. Vetëm 4 minuta i mjaftuan në fushë futbollistit për t’u kthyer në protagonist.

Ai ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me ekipin e Ajaccios. Laçi është aktivizuar vetëm 4 ndeshje si titullar, ndërsa 20 takime i ka ndjekur nga stoli. Shpresojmë që ky rikthim të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë e tij.

Laçi me shumë mundësi do të rikthehet sërish te Olympiacosi në fund të sezonit. 22-vjeçari nuk do të gjejë hapësira te skuadra greke e futbollit, prandaj do të mundohet të gjejë një ekip tjetër për vitin tjetër. Shqiptari nuk është ende në formën e tij maksimale, pasi i duhet më shumë kohë të rikthehet në formën e tij optimale.

“Nuk di ta përshkruaj saktësisht se si u ndjeva kur shënova gol. Nuk e prisja diçka të tillë në rikthimin tim. Ishte përrallore. E ndava gëzimin me shokët e skuadrës dhe gjithë skuadrën. Dua të falënderoj dhe fansat që më ndihmuan të kthehem më i fortë. Ishte një rrahje e fortë zemre kur dëgjova tifozët dhe hijeshinë e stadiumit”, – u shpreh ai për mediat franceze. Qëndrimi i tij te Ajaccio nuk është aspak i sigurt.

Related posts

CR7 MUNGOI NË NDESHJEN NDAJ MILANIT/ Pavel Nedved zbulon: Donte të zbriste në fushë, por nuk…

Delo.autor

Vjen dita e pushimit për Messin, kundër Eibarit mund ta nisë nga stoli rezervë

Q.Autor

E PABESUESHME/ Lojtarët kundërshtarë “LIDHEN” në fushën e lojës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment