Futboll La Liga

Fernando Torres shpall largimin nga Atletico Madrid

Ndeshja e fundit e sezonit të Atletico Madrid do të jetë ndeshja e fundit e Fernando Torres me klubin, teksa lojtari ka konfirmuar largimin e tij pasi t’i ketë skaduar kontrata.

Ishte viti 1995 kur spanjolli në fillim nënshkroi me akademinë e Rojiblancos, duke debutuar në 2001 përpara se të largohej në 2007 dhe për t’u rikthyer për një periudhë të dytë dy vite më parë.

“Kur mbërrita në moshën 10-vjeçare, gjithmonë mendoja se Atletico do të ishte shtëpia ime,” shprehet ai në konferencën për shtyp. “E kam shijuar ëndrrën time tek Atletico.

“Dua të shfrytëzoj rastin të them se ky do të jetë sezoni im i fundit me klubin.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë, më ka munduar shumë. Duke parë realitetin, gjendjen e ekipit, besoj se është gjëja më e mirë për të gjithë.”

Related posts

NUK TREGOJNË SHENJA DOBËSIE/ Klopp: Skuadra që duhet ta mposhtim është City, jam…

Isa.Autor

“DUHET TË HEDHËSH HAPA PARA NGA DITA NË DITË”/ Shevchenko del hapur dhe shpreh dëshirën e tij të madhe!

Delo.autor

FITORJA NDAJ HUDDERSFIELDIT/ Guardiola, i sinqertë: Kurrë nuk kënaqem me lojtarët e mi

Delo.autor

Leave a Comment