Formula 1

Buzëqesh mekaniku i aksidentuar, gjobë dhe hetim për Ferrarin

Bashkë me natën, ka kaluar edhe frika për ato pamje vërtet të dhimbshme që u transmetuan nga gara e Formula 1 në Bahrein, ku Raikkonen, pa dashur aksidentoi një nga mekanikët e Ferrarit.

Ai quhet Francesco Cigarini dhe gjatë atij incidenti theu të dyja kockat që lidhin gjurin me pjesën e poshtme të këmbës. Pas ndihmës së shpejtë, orët në vazhdim u operua në një spital në Manama dhe mëngjesin e së hënës shfaqet teksa buzëqesh, në një foto që ai vetë postoi në Instagram.

“Operacioni shkoi mirë, dua të falënderoj gjithë personat që pyetën për mua dhe u shqetësuan. Vetëm një faleminderit të madhe. Përqafime” shkruan Cigarini, me mesazhin e tij, që në anglisht dhe italisht i qetëson të gjithë. Një imazh vërtet qetësues pas atyre momenteve të tmerrshme të përjetuara në xhiron e 36 të garës.

Kimi kishte ndaluar për pushimin e dytë, por u rinis me gomën e pasme në krahun e majtë, që ende nuk ishte zëvendësuar duke shtypur të pafajshmin Cigarini. Raikkonen u tërhoq nga gara, ndërsa mekaniku u dërgua në spital.

Për incidentin Ferrari u gjobit me 50 mijë euro për rinisjen e pasigurt, me skuadrën italiane që i duhet të përgjigjet para Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, pasi është hapur një hetim nga ana e komisarëve teknikë.

Edhe fituesi i garës Vettel, nuk e harroi mekanikun duke e përmendur menjëherë pas suksesit të tij të mrekullueshëm. “Të fitosh në këtë mënyrë të jep një shije të veçantë, por vuajmë për Francescon, që u dëmtua gjatë ndërrimit të gomave. Shpresojmë të rimarrë veten shpejt, pasi çdo gjë tjetër vjen pas kësaj nga rëndësia”, deklaroi piloti gjerman i Ferrarit.

Related posts

FORMULA 1/ Flet shefi i Mercedes, Toto Wolff: Ferrari gabon që fshin nga lista Sebastian Vettel…

Delo.autor

“JA SI MUND TA FITOJMË TITULLIN KAMPION”/ Vettel i dërgon një letër “Ferrarit”

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Holandë dhe rimerr kryesimin e Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment