Futboll Seria A Sport

TRANSFERTA E BUJSHME/ Chelsea sulm frontal për Higuain, Milan hidhet direkt për pasuesin

Mauricio Sarri e do me çdo kusht Gonzalo Higuainin në Londër dhe vullneti i lojtarit është në të njëjtin drejtim. Oferta e parë e Chelsea për një huazim të thjeshtë është refuzuar nga Juventus, të cilët kërkojnë ta shesin përfundimisht lojtarin ose huazim me të drejtë blerje, për faktin e thjeshtë se argjentinasi mund të kthehet në Torino në fund të sezonit nëse Milan nuk vendos ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Kjo situatë ka detyruar drejtuesit e bardhezinjëve të hyjnë në bisedime direkte me Marina Granovska, e cila është drejtoreshë te Chelsea. Oferta e saj e parë ishte huazim, ndërsa tani po ideon një formulë për të marrë argjentinasin në një operacion që shkon më shumë se 50 milionë euro. Problem mbetet situata e Alvaro Morata, që me shumë mundësi do huazohet në Spanjë, mbetet në dilemë nëse do jetë Sevilla apo Atletico Madrid destinacioni i tij i ardhshëm.

Gattuso dhe Leonardo – Në media trajneri Gattuso e ka pranuar: “Kur një person bën një zgjedhje, është e vështirë për ta bindur atë. E provon, e mban afër, e shtrëngon por sërish nuk e di çfarë mund të ndodhë. Kam biseduar shumë me të, por koka e tij është e tija, jo e imja”. Ndërkohë që Higuain i ka paraqitur dëshirën Leonardos për të shkuar në Londër, gjë që e ka irrituar tej mase brazilianin, i cili bëri edhe një reagim të ashpër publikisht ndaj sulmuesit të tyre.

Situata e marrëveshjes – Higuain ka kontratë me Juventus deri në verën e vitit 2021, dhe një marrëveshje me Fondin Elliot të Milanit, të cilët mund ta blejnë për 36 milionë euro të tjera në verë. Por, kuqezinjtë nuk e kanë obligim blerjen e tij dhe në fund të sezonit mund ta lënë të largohet sulmuesin. Për këtë, Juventus po përpiqet të gjejë një formulë që të shmangë rikthimin e argjentinasit në Torino.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë që minimalisht ta huazojnë me detyrim blerje dhe është e rëndësishme që në sezonin e ardhshëm të tij të sigurojnë 18 milionë eurot e tjera (gjë që mund të zgjidhet mes Milan dhe Chelsea, klubet e ndajnë shumën me nga 9 milionë).

Në total Juve kërkon të marrë 54 milionë euro nga ky operacion, edhe pse marrëveshja me Milan konsiston në faktin se për çdo sezon huazimi duhet të paguajë 18 milionë euro. Në momentin që në valle futet edhe Chelsea gjërat ndryshojnë dhe Juventus kërkon që t’i vendosë një kusht minimal “bluve”: Blerje e detyrueshme nëse arrijnë të sigurojnë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Situata mbetet e vështirë, tri palë janë në mes. Granovska nga Chelsea kërkon të arrijë qëllimet e saj, Sarri e do në skuadër. Juve dëshiron të marrë përfitimit e saj dhe Milani të zgjidhë situatën pasi lojtari është i pakënaqur. Për këtë menjëherë te kuqezinjtë po lëvizin për Kryztzof Piatek, të cilin do tentojnë ta marrin që në janar, nëse kompletohet largimi i Higuain, por më parë duhet të arrijnë akord për formulën e transferimit të tij nga Genoa në Milano, pasi “djalli” nuk mund të blejë lojtarë deri në verë për shkak të Fair Play Financiar që e ka vënë me shpatulla pas murit.

Related posts

“LE TË MË SHAJNË”/ Rudi Vatës i thirrin djalin tek Irlanda: Kurrë nuk do luajë me Shqipërinë!

Delo.autor

DE LIGT NJË HAP LARG PSG-SË/ Klubi francez nxjerr në shitje dy lojtarë, ja emrat

Delo.autor

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

Leave a Comment