Futboll

U ekzekutua me katër plumba, Tirana i shpreh ngushëllime familjarëve të tifozit

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një tifoz i Tiranës. Mario Majollari u ekzekutua me 4 plumba në zonën e Kinostudios nga një atentat mafioz. Klubi i 24-herë kampionëve të Shqipërisë i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës.

Postimi i KF Tiranës në profilin zyrtar “Facebook” lidhur me ngjarjen tragjike të ndoshur dje në kryeqytet:

“Dje është ndarë nga jeta Mario Majollari. KF Tirana ngushëllon familjen, të afërmit dhe tifozët bardheblu për ketë humbje të madhe. U prefsh në paqe Mario!”

Gjithashtu edhe tifo-grupi “Tirona Fanatiks” reaguar pas kësaj ngjarjeje ku ka postuar foton e tifozit të ndjerë në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.

“U prefsh në paqe, Mario”- kanë shkruar grupi i ultrave karshi fotos së viktimës.

28-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Viktima është ekzekutuar pranë banesës së tij në një zonë të pandriçuar të Kinostudios. Gjatë vitit 2015-të kishte aplikuar për azil në Suedi pasi ndihej i rrezikuar nga hakmarrja. Autorët e kësaj vrasje tronditëse dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia. Njëri ka ekzekutuar Marion ndërsa tjetra e ka ndihmuar që të largohet nga vendngjarja.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj vrasjeje, i cili mendohet të jetë Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit. Ky i fundit është vrarë nga babai i Marios në vitin 2000.

Related posts

NJË DEBUTIM I NISUR MIRË/ Shikoni si talenti i Tottenam shpëton portën nga një gol i sigurt (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORJA JUVENTUS-INTER/ Ja ku do të luhet në verën e ardhshme derbi italian

Delo.autor

Milan kthen epërsinë ndaj Bolognas (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment