Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KRISJET ME TRAJNERIN/ Presidenti i Peskarës vendos veton për Memushajn

Përplasja e mesfushorit Ledian Memushaj me trajnerin e Peskarës, Luçiano Zauri, mbetet një nga temat më të komentuara në Serinë B italiane.

Vendimi për pezullimin e lojtarit nga Peskara në dhjetor bëri që Memushaj të kërkojë largimin nga “delfinët”. Mirëpo, nuk ka menduar kështu presidenti Daniele Sebastiani. Ky i fundit ka sqaruar dje se nuk do ta lejojë Memushajn të largohet.

Presidenti i Peskarës e sheh mesfushorin si një prej lojtarëve më të rëndësishëm. “Kemi investuar shumë për Ledianin. Për mua nuk ka asnjë problem. Deri më tani nuk ka pasur asnjë sqarim mes palëve. Lojtarët do kthehen këto ditë nga pushimet dhe ju siguroj se nuk do të ketë asnjë problem”, deklaroi Sebastiani, duke mbyllur ndoshta për momentin çështjen e vlonjatit, i cili në ndeshjet e muajit të kaluar u zëvendësua disa herë nga trajneri dhe më pas nisi përplasja mes tyre.

Related posts

LLOGARITË E GRUPEVE/ Nga Kosova tek Gjermania, ja si kualifikohen ekipet për në “EURO 2020”

Delo.autor

PAMJET/ “Air Albania” bëhet gati për finalen, në stadium vendosen gjeneratorët

F.autor

MERKATO E VERËS/ I përfundoi kontrata me klubin anglez, mbrojtësi Alioski pranë transferimit tek gjigantët turk…

Delo.autor

Leave a Comment