Futboll Sport

Finalet e mbijetesës, zbulohen formacionet zyrtare në Shkodër dhe Durrës

Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Kamza janë dy takime mjaft të forta dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet me të cilat do të luajnë ekipet. Trajneri Ernest Gjoka, ka bërë dy lëvizje në krahasim me ndeshjen e fundit. Ai kërkon më shumë fantazi nga ekipi i tij dhe në vend të Orelesi-t do të aktivizohet nga fillimi Alsid Tafili. Gjithashtu në të majtë të mesfushës në vend të Ribajt do të aktivizohet Çinari, që rikthehet titullar.

Te Laçi i gatshëm për lojë është Ndriçim Shtubina, i cili është përzgjedhur të luajë si titullar në krahun e djathtë të prapavijës. Fangaj është zhvendosur në stol. Pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja, me Nikën, Reginaldo-n dhe Uzunin në sulm, kurse në mesfushë luajnë Lushkja, Kallaku dhe Jonuzi. Sefgjini mbulon krahun e majtë të prapavijës, ndërsa në qendër nuk lëvizin dyshja Qaqi-Gjoni.

Teuta nuk ka Bilalin dhe Mustafov, njëri i pezulluar e tjetri i dëmtuar. ndërkohë që çuditërisht as Shkalla nuk figuron titullar, me Hilën që luan në qendër të mbrojtjes. Lajthia ka zënë vendin e Hilës në mesfushë. Janë rikthyer edhe Ante Hrkac e Gjorgievski, që munguan në Vlorë. Te Kamza kthehet nga minuta e parë Frashëri, kurse Racic dhe Imeri nuk janë të gatshëm. Idrizaj ka pasur probleme dhe e nis nga stoli ndaj durrsakëve.

Kategoria Superiore – Java 31

16:00 Vllaznia-Laçi | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

16:00 Teuta-Kamza | Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkac, Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia, Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja
Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

SHPËRTHEN BALOTELLI/ Ja reagim EPIK ndaj kritikave për mbipeshë (FOTO)

Isa.Autor

Ancelotti: Milan-Juve, ja për cilën skuadër do të bëj tifo në finalen e Kupës

Sadik.Autor

RIKTHEHET DHUNA NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Goditet barbarisht arbitri në Peqin

Delo.autor

Leave a Comment