Futboll Seria A

Fiorentina me ‘5 yje’, Sampdoria rikthehet te fitorja

Fiorentina ka bërë 5 fitore radhazi, duke u rikthyer fuqishëm në garë për një vend në Europa League. Skuadra e Piolit triumfoi 0-2 në Friuli ndaj Udineses, takim i rikuperuar pasi u shty të dielën e 4 Marsit për shkak të ndarjes nga jeta të kapitenit të vjollcëve, Davide Astorit.

Veretout në minutën e 29’ dhe Giovanni Simeone në të 68-ën shënuan golat për skuadrën e Fiorentinës, ndërkohë që edhe këtë herë ndeshja u ndërpre në minutën e 13’, për nder të Astorit, që u duartrokit edhe në Friuli.

Edhe Sampdoria u rikthye te fitorja, pasi mposhti 1-2 Atalantën në Bergamo. Skuadra e Giampaolos nuk fitonte prej 3 javësh, por ndaj Atalantës së Berishës, ia doli të marrë 3 pikët. Caprari në pjesën e parë dhe Zapata në të dytën shënuan për dorianët, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Toloi.

Në sfidën tjetër të luajtur sot, atë mes Genoas dhe Cagliarit, vendasit fituan vetëm në ‘frymën e fundit, me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte ish sulmuesi i Milanit, Lapadula ai që kaloi vendasit në avantazh. Barella barazoi përkohësisht shifrat për sardët, ndërsa Medeiros shënoi golin e fitores për Genoan, në minutën e 91-të.

Related posts

KUJTON 5 MAJIN E 2002/ Materazzi: Ai ishte viti im i parë me Interin dhe pastaj ishte histori

Delo.autor

Sarri pranë “gjigantit” anglez, teknikun e mban “peng” klauzola 8 milionë euro

Sadik.Autor

“ISHTE REAGIM I TEPRUAR NGA CR7″/ Legjenda Del Piero: Ronaldo nuk duhej të vepronte në atë mënyrë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment