Futboll Sport

Begeja ka një mesazh për drejtuesit e Teutës pas arritjes së objektivit

“Situata nuk ka qenë e mirë kur e mora drejtimin e skuadrës, por djemtë janë përkushtuar. Kanë punuar pa pushim, duke parë situatën. Sot dua t’i falënderoj drejtuesit, kolegët, lojtarët nga zemra, që kemi punuar këtë periudhë. Ka qenë një periudhë e vështirë, por falë impenjimit dhe dëshirës ja dolëm”, tha Begeja.

Fitorja me Lushnjen – “E kishim përgatitur me kujdes këtë ndeshje, pasi në dy fazat e para humbëm pesë pikë. Ekipi sot ishte i motivuar dhe nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren”.

E ardhmja – “Sinqerisht, e them që primare ka qenë kalimi i kësaj situate. Për të ardhmen time, do vendosin drejtuesit. Janë ata që vendosin”.

Do ndërshtosh një ekip nga fillimi dhe të mbarosh sezonin deri në fund? – “E them me sinqeritet, dëshira është e madhe të vazhdoj punën me Teutën, por varet prej drejtuesve nëse do vazhdoj apo jo”.

Related posts

DORZOHET AGOLLI/ Arsenali shënon golin e parë kundër Qarabag (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ “Zonja e Vjetër” bën gati 20 milion euro yllin e Genoas, futen në garë…

Delo.autor

TELENOVELA “TIRANA-DINAMO”/ Shehi shkund skuadrën. Zbulohen fjalët e trajnerit bardheblu drejtuar lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment