Futboll Premier League Sport

Firmino “vret” me “heshtjen”, ja shifrat e frikshme të sulmuesit

E gjithë vëmendja e këtij sezoni është spostuar te Mohamed Salah. Por “reds”-at nuk kanë vetëm egjiptianin që po shkëlqen. Kanë edhe Manenë, i cili mund të ishte sprinteri më i shpejtë i Premeir Ligës po të mos ishte egjiptiani. Kanë edhe Firminon, i cili ndoshta është sekreti i vërtetë. Karrager e kishte paralajmëruar përpara ndeshjes: “Bobby Firmino do të jetë njeriu më i rrezikshëm për Romën përveç Salahut”. Profeci e saktë për lojtarin që Hofenhaimi e zbuloi përmes lojës “Football Manager”.

Me dopietën ndaj italianëve, braziliani u ngjit në kuotën e 10 golave në Champions dhe 27 sezonalë. Ai është njeriu i parë tek i cili shkon topi në fazën e tranzicionit drejt sulmit. Në moshën 26-vjeçare ka arritur një pjekuri teknike të plotë. Por edhe taktike sepse ai është një 9 i vërtetë që bëhet fals, duke parë se sa kollaj e ndryshon pozicionin me demonët e tjerë të sulmit të kuq. Ideja që mund të mos jetë titullar në Botërorin e Rusisë të bën të reflektosh. Kur Tite të ketë rikuperuar edhe Nejmarin, në sulmin e 5 herë kampionëve të botës do të duhet të priten koka, nga ato që do të ishin titullar të padiskutueshëm në çdo kombëtare në botë. Sepse është e pamundur për të gjetur hapësirë për të gjithë: Gabriel Zhezus, Uillian, Duglas Kosta, për të mos folur pastaj për Kutinjon.

Related posts

ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS MAKINAVE/ Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ FSHF publikon skuadrat e licensuara për në Europa League, ja emrat

Delo.autor

E BUJSHME/ ​Bonucci: Ronaldo është më i miri në botë

Isa.Autor

Leave a Comment