Futboll Sport

“EUROPA LEAGUE FOLI SHQIP”/ Presidenti Duka: Sot ishte një Shqipëri futbolli… që jep shpresë

Presidenti i FSHF, Armand Duka është shprehur mjaft i lumtur për kualifikimin e tre skuadrave shqiptare në kualifikueset e Europa League, Teutës, Laçit dhe Kukësit.

Sipas Dukës, asgjë nuk vjen rastësisht, por është sukses që vjen si shpërblim për punën e palodhur të klubeve shqiptare.
Ai më tej thekson se sot futbolldashësit panë një Shqipëri futbolli që shkëlqen dhe jep shpresë.

STATUSI NGA ARMAND DUKA
Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes. Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.
Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League. Faleminderit për emocionet që na dhuruat!
Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë….

Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas…

Gepostet von Armand Duka am Donnerstag, 27. August 2020

Related posts

Befason Aguero! I hapur për tu rikthyer në kampionatin spanjoll te…

Sadik.Autor

Salah: Liverpooli mund të fitoj Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

KUPA E BOTËS/ Ronaldo shënon golin e parë ndaj Marokut

Sadik.Autor

Leave a Comment