Futboll La Liga

Fitorja e Realit kundër Atleticos, i bënë “dhuratë” titullin Barcelonës!?

Është, me sa duket, një situatë “pa fitore” për Real Madridin, të dielën. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane do të përballet me Atletico Madridin në derbin e “Santiago Bernabeu” dhe nuk ka rezultat, që do të jetë i mirë për “Los Blancos”.

Real Madridi ka ecuri negative kundër rivalëve të qytetit në La Liga, edhe pse luan në shtëpi, Los Blancos kanë dështuar të fitojnë katër takimet e fundit. Të besuarit e Diego Simeone në “Bernabeu” kanë marrë tri fitore radhazi dhe një barazim.

Kështu që, “Los Blancos” tani duan t’i japin fund pritjes së gjatë. Por, fitorja për Real Madridin do t’ia japë titullin Barcelonës, që në La Liga të shtunën mund të shkojnë pothuajse 10 pikë në krye, me vetëm shtatë ndeshje të mbetura në kampionatin spanjoll, pas kësaj fundjave.

Një fitore e Real Madridit do ta shtynte skuadrën e Zidanes në një pikë mbas rivalëve të qytetit, raporton TeleSport. Ndërkohë, nga një barazim do të përfitonte edhe Barça, që nuk do ta shihte Real Madridin të lëvizte më pranë Atletico Madridit. Në një situatë të tillë, “Los Blancos” do të mbeteshin përsëri të bllokuar në vendin e katërt nga Valencia, e cila luan në shtëpi, kundër Espanyol, të dielën.

Një humbje, ndërkohë, do ta mbajë shpresën e Atletico Madridit gjallë për titullin, por do të përfaqësonte një siklet për Realin kundër rivalëve të qytetit. Do të mund të shihte, gjithashtu, që ato të zbresin në vendin e katërt në klasfikim.

Asnjë nga opsionet nuk është veçanërisht atraktiv. Një ndeshje që duhet të ketë pasur një ndikim të madh në titull, por që tani do të ngjallë vetëm shpresat e Barçës për të pretenduar trofeun më shpejt.

Ky derbi i Madridit, gjithashtu, vjen në një kohë të vështirë për Realin dhe Atletico, me skuadrën e Zidane në aksion kundër Juventusit, të mërkurën e ardhshme, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, ndërsa “Rojiblancos” do të bëjnë të njëjtën gjë me Sporting CP, në “Europa League”, një ditë më pas .

Pavarësisht nga rëndësia e ndeshjes kundër Juventusit, Zidane do të hedhë në fushë një formacion të fortë të dielën, duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon. Portugezi do të përballet me Atletico Madridin dhe, gjithashtu, t’i afrohet sa më shumë yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në garën për çmimin “Pichichi”.

Real Madridi ka një skuadër më të fortë sesa Atletico Madrid dhe Simeones i kanë mbetur vetëm 17 lojtarë në dispozicion, pasi Yannick Carrasco dhe Nico Gaitan u transferuan në Kinë, në fund të shkurtit. Megjithatë, skuadra e tij është ende duke konkurruar në La Liga dhe në Ligën e Europës.

“Rojiblancos”japin gjithmonë dhe absolutisht gjithçka në derbi. Kështu që nuk do ta ketë të lehtë Real Madridi përpara testit të kthimit kundër Juventusit, të mërkurën. Dhe, çfarëdo rezultati i arritur të dielën, nuk do të jetë një situatë ideale në La Liga, pasi Barça ka të ngjarë të përfitojë.

Sidoqoftë, dy skuadrat e Madridit ende mund të përfundojnë me një trofe europian në fund të sezonit, ndaj, për të dyja palët, në fund të fundit është më i rëndësishëm se rezultati i këtij dueli në derbi.

Në La Liga, megjithatë, do të ketë një ndjenjë keqardhjeje nga Reali dhe Atletico se ata nuk po luajnë për diçka më të rëndësishme se krenaria lokale, të dielën.

Related posts

ËSHTË I SUPRIZUAR NGA FORMA E SHQIPTARIT/ Trajneri italian: Ky mund të jetë viti i Valon Berishës në…

Delo.autor

FLASH MERKATO/ Real Madrid “mësyn” në Dortmund, gati oferta për Bellingham. Vlahovic “joshet” nga Anglia

F.autor

Ronaldinho: Çdo klub evropian do ta dëshironte Kanen

Q.Autor

Leave a Comment