Futboll Sport

Flamurtari rigjen buzëqeshjen me Muarem, përmbys Teutën në Vlorë (VIDEO)

Pas një aksioni të shpejtë, Latif pengohet në zonë nga Deliu, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Dediç merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe nga pika e bardhë boshnjaku nuk zhgënjen duke e dërguar sferën në rrjetë. Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë, pasi kuqezinjtë barazuan ndeshjen pas 11’ minutash. Muarem me një goditje në formë krosi, i ndihmuar edhe nga Musta, i cili i bllokoi fushëpamjen portierit Shpëtim Moçka, e dërgoi topin në rrjetë.

Në aksionin e radhës të rrezikshëm Flamurtari kaloi për herë të parë në avantazh në këtë takim, me anë të mesfushorit Muarem. Mesfushori pasi mori një asist nga Alves, shmang bukur Shkallën dhe më pas gjuan drejt portës duke e mposhtur për herë të dytë vlonjatin e Teutës (19’). Në disavantazh Teuta hidhet në kërkim të barazimit duke provuar kryesisht nga goditjet stanandarde, por pa rezultat, me kuqezinjtë që mbrohen mirë dhe janë të rrezikshëm në çdo zbritje në sulm.

Pas një aksioni të shpejtë Alves merr fundoren dhe hedh një top në zonë dhe aty ndodhet Muarem, i cili gjuan drejt portës, por Moçka grushton topin, që mbetet sërish në zonë. Aty përfiton Useni, i cili nga një pozicion i favorshëm e dërgon sferën në rrjetë (30’). Pak para fundit Teuta pati një shans të shkëlqyer për të barazuar ndeshjen, pasi Latifi fitoi sërish një penallti, por këtë herë Dediç gaboi nga pika e bardhë me Nurkoviç që e ndali.

Në pjesën e dytë Teuta hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit, por pa rezultat me vlonjatët që mbrohen mirë. Kuqezinjtë në avantazh të dy golave, luajnë pa presion duke administruar rezultatin. Muarem i afrohet tripletës pas një goditjeje të fuqishme, por topi ndalet nga Moçka (64’). Teuta ia bën më të thjeshta gjërat kuqezinjve, pasi Alhassan ‘tradhton’ shokët e ekipit duke u larguar nga fusha me karton të kuq (64’). Gjithsesi pak minuta më vonë, edhe Veliu, pas një ndërhyrjeje të gabuar merr kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Flamurtarin me 10 lojtarë. Pavarësisht aksioneve të rrezikshme, ndeshja nuk prodhon më gola me Flamurtarin, që merr një fitore me vlera të mëdha për klasifikimin. /E

FLAMURTARI – TEUTA 3-1

Shënues: Muarem 19′, 25′, Useini 31′ /Dediç 8′ (11-m)

FORMACIONI ZYRTAR:

FLAMURTARI: Nurkoviç; Musta, Bicaj, Veliu, Siljanovski; Deliaj, Sidibe; Hoxhaj, Muarem, Useni; Alves.
Trajner: Ardi Behari

TEUTA: Moçka; Hakaj, Shkalla, Bilali, Beqja; Mustafov, D.Bilali; Çyrbja, Dediç, Alhasan; Latif.
Trajner: Gentian Begeja

 

 

 

 

Related posts

Takaj nuk dorëzohet, ja plani për të mbajtur kapitenin Marco Radas

Isa.Autor

VIDEO/ Reali katastrofë, Leganes në epërsi

Q.Autor

ZYRTARE/ TEKNOLOGJIA NË FUTBOLL/  VAR edhe në Premier League duke filluar nga sezoni i…

Isa.Autor

Leave a Comment