Futboll La Liga Sport

Formacioni i mundshëm i Barcelonës kundër Deportivo La Corunas

Katalunasit do të udhëtojnë në Galicia gjatë këtij vikendi dhe një fitore apo barazim i mundshëm do ja siguroi titullin e La Ligas atyre
Barrcelonës i duhet edhe një pikë në Deportivo La Coruna këtë vikend për t’u kurorëzuar kampionë të La Ligas, me skuadrën e cila mund të përshëndetët nga La Liga në rast të një fitore të Levantes sonte.

Kështu skuadra e Ernesto Valverdes mund të kurorëzohet me titull të La Ligas pas fitores se Kupës së Mbretit në Vikend kundër Sevillas me rezultat 5-0.

Ky është formacioni i mundshëm i Barçës kundër Deportivos sipas Goal.

Lëndimet

Sergi Samper është jashtë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, por skuadra tjetër e Barçës është tërësisht gati për lojë në udhëtimin e tyre në Riazor.

Të padisponueshëm

Sergi Roberto është i suspenduar për shkak se u ndëshkua në barazimin jashtë në Celta Vigo, ndeshjen e fundit të Barças në ligë para finales se Kupës së Mbretit

Formacioni i mundshëm i Barcelonës

Me Kupën e Mbretit të fituar dhe të eliminuar nga Liga e Kampionëve, Valvedere pritet që të zgjedh një formacion të fuqishëm për ndeshjen në Riazor kundër Deportivos të dielën.

Luis Suarez dhe Lionel Messi do të startojnë në sulm, me Nelson Samedon në krah të djathtë të mbrojtjes për shkak të suspendimit të Sergi Robertos.

Andres Iniesta, i cili konfirmoi të premten largimin nga Barcelona në fund të sezonit, po ashtu pritet të luaj në mesfushë i shoqëruar nga Paulinho, Philipe Coutinho dhe Sergio Busquets.

Në Mbrojtje nuk pritet që të këtë shumë ndryshime.

Related posts

Panuçi: Izraeli më kujtoi Skocinë në Gllazgou, është java më e lumtur që kur kam…

Isa.Autor

Jens Lehmann: Neuer duhet të jetë patjetër në Botëror

Sadik.Autor

Lucas Biglia: Higuain është ndikuar nga kritikat, shpresoj të kthehet te Argjentina

Q.Autor

Leave a Comment