Sport Të tjera

Dueli mes Wilder-Joshuas, ja shifrat stratosferike të këtij dueli legjendarë

E pabesueshme por e vërtetë! Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua ka marrë një ofertë zyrtare nga kolegu i tij dhe kampioni tjetër i botës i kësaj peshe (kategoria WBC) Deontay Wilder.

Wilder i ka ofruar britanikut një shumë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë në pjesën e fundin e vitit 2018. Boksieri amerikan garanton një ndarje 50-50 të të ardhurave dhe një shumë që kap shifrën e 50 milionë dollarëve.

Një ofertë që pritet se do kënaqë palët, ndaj kjo përballje mes Joshua dhe Wilder është më pranë se kurrë.

Edhe Eddie Hearn, menaxheri i Joshua e ka konfirmuar këtë ofertë nga ana e amerikanit, ndërkohë që vetë boksieri britanik ka thënë “le të vallëzojmë”, duke deklaruar se është i kënaqur. Por tashmë palët duhet të mbyllin gjithçka brenda mesnatës së sotme, kur dhe skadon afati i bisedimeve.

Edhe Finkel, promotori i boksierit amerikan e ka pranuar kërkesën, duke thënë: “Ne duam që Joshua të duelojë ndaj Wilder dhe i kemi ofruar 50 milionë dollarë. Nëse ai e pranon, dueli do të zhvillohet këtu”,-tha Shelly Finkel për mediat.

Related posts

PLAS TEK BARÇA/ Valverde, i irrituar me Pique: Ku je? Do ta KATARANOSËSH përsëri…

Isa.Autor

HISTORIA ROZË NË PARIS/ Leonardo DiCaprio i “vjedh” të dashurën Kylian Mbappe

F.autor

Guardiola i “heq kapelen” Realit/ Të mos e lejojmë të marrë të katërtin radhazi

Sadik.Autor

Leave a Comment