Futboll Seria A

Gattuso pranon: Inter meritonte më shumë në derbi

E sheh gotën gjysmë plot Rino Gattuso pas derbit të mbyllur pa gola kundër Inter.

“Eshtë një pikë e fituar sepse në më shumë se në një rast rrezikuam të pësonim gol. Për atë që bëri, Inter meritonte diçka më shumë,” – tha trajneri i Milan.

“Ne ditëm të vuajmë dhe faktikisht patëm edhe rastet tona. Taktikisht ishte një ndeshje e vështirë për ne. Komplimentoj ekipin e Inter dhe kjo është një pikë që më shijon shumë. Spalletti ka bërë disa korrigjime që e kanë bërë sërish të fortë ekipin e tij,” – vazhdoi Gattuso.

“Timonieri” kuqezi ka analizuar edhe renditje: “Derisa matematika na jep shpresë do të vazhdojmë të luftojmë për një vend në Champions League. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje dhe mundësia ekziston. Në 20 minutat e fundit ishim të lodhur dhe tani duhet të rikuperojmë energjitë.”

Në fund, Gattuso komenton edhe gabimin e Kalinic, në rastin më të mirë që pati Milan: “Nëse nuk po luan në maksimumin e potencialit të tij është edhe faji ynë. Futbollistët e mi janë ndër më të mirët në qarkullim dhe është detyra ime t’i vendos në kushtet ideale që ta shprehin të gjithë potencialin e tyre.”

Related posts

FITOI ÇMIMIN E FIFAS SI LOJTARI MË I MIRË I VITIT/ Flet Messi: Gjëja më e rëndësishme është…

Delo.autor

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Kriza financiare, lojtarët nuk dalin në stërvitje se duan LEKËT

Isa.Autor

“JU PËRZË TË GJITHËVE”/ “Plas”në Itali. Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

F.autor

Leave a Comment